Nje foto e rralle e cetes se Sali Butkes
Muzeu Kombetar i Pavaresise ne Vlore eshte pasuruar se fundi me nje foto te rralle, e pa publikuar me pare, ne te cilen paraqitet ceta patriotike e Sali Butkes, gjate kohes qe ajo ishte perfshire ne mbrojtjen e qeverise se Ismail Qemalit. Fotografia eshte dhuruar nga studiuesi dhe historiani i njohur, Uran Butka, djali i patriotit Sali Butka. Drejtori i Muzeut te Pavaresise, Krenar Shtino, eshte shprehur se, "kjo fotografi hedh drite ne disa nga aspektet e organizimit dhe te funksionimit te qeverise dhe te shtetit te pare shqiptar, para dhe menjehere pas aktit te shpalljes se Pavaresise Kombetare". "Fotoja e dhuruar ishte ne permasa te vogla, por ajo u zmadhua nga specialiste vlonjate dhe u pershtat me dimensionet e mjediseve ku eshte vendosur dhe te vete ngjarjeve qe evokon"-vijon Shtino. Historiani Agron Shehu, specialist ne kete muze, shton se "Sali Butka dhe ceta e luftetareve te tij qendruan ne mbrojtje te qeverise dhe te shtetit shqiptar, deri ne momentin kur u organizuan strukturat qeveritare, milicia dhe xhandarmeria, qe ushtruan detyrat e tyre specifike". Ky kontribut i Butkes, ishte krahas atij te figurave te njohura te historise se Shqiperise. Keshtu, Isa Boletini mberriti ne Vlore nje dite pas aktit te Shpalljes se Pavaresise, ne krye te 400 luftetareve te gatshem qe te mbronin qeverine dhe teresine territoriale te shtetit te pare shqiptar.