E Diel, 1 Nëntor 2026

Aviatorët shqiptarë marrin pjesë në një kurs 5 ditor në Romë për operacionet kërkim-shpëtim

Tre ushtarakë aviatorë të rinj shqiptarë, kanë zhvilluar këto ditë një stërvitje kualifikuese për operacionet e kërkim shpëtimit  në qendrën stërvitore në Pratica di Mare, pranë Romës. Burime zyrtare nga Delegacioni Italian i ekspertëve (DIE) me qendër në Tiranë, bënë të ditur se tre aviatorët e Forcave Ajrore Shqiptare kanë zhvilluar stërvitje dhe ushtrime në pishinë, det dhe në mal nën kujdesin e instruktoreve avionshpetues italianë të Qendrës 81 të Stervitjes se Ekuipazheve te Krahut Ajror. Të rinjtë ushtarakë shqiptarë kanë ndjekur gjithashtu edhe leksione praktike mbi proçedurat SAR (Search And Rescue - Kërkim dhe Shpëtim) në bordin e helikoptereve të ndihmës ajrore,-thanë burimet e DIE-s. Sipas të njejtit burim, kursi i ushtarakëve helikopteristë që kualifikohen si avionshpetues ka nisur në Shqipëri që në muajin qershor dhe në të marrin pjesë 9 ushtarakë shqiptarë, të cilët i kanë kaluar me sukses të gjitha provat e programit të realizuar nën kujdesin instruktorëve të Aviacionit Ushtarak Italian. Kursi që do të vazhdojë deri në muajin nëntor synon të aftësojë personelin ushtarak shqiptar të përzgjedhur, formimin bazë për të zhvilluar me efikasitet dhe në siguri rolin e avionshpetuesit në bordin e helikopterëve SAR te Forcave Ajrore shqiptare,-saktësuan burimet. DIE që përfaqëson ministrinë italianë të mbrojtjes, ka nisur misionin e saj në vendin tonë që në vitin 1997 në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së vendit tonë dhe Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura. Gjatë veprimtarisë së përbashkët për modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe arritjen e standarteve të NATO-s. DIE ka realizuar projekte me vlerë mbi 100 milion euro.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›