Ministria e Arsimit ultimatum Universitetit “Ismail Qemali”: Keni 24 orë kohë për të regjistruar studentët
Të gjithë maturantët fitues në programet e studimit në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, me mesatare nën 6, kanë edhe një ditë afat për tu regjistruar, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes një deklarate për shtyp. Sipas këtij njoftimi, studentët kanë afat të regjistrohen pranë këtij universitetit deri nesër, në orën 18:00. Pas protestave të shumta studentët e shpalluar fitues me mesatare nën gjashtë në universitetin ‘Ismail Qemali” në Vlorë do të rregjistrohen. Në këtë universitet pritet të rregjistrohen rreth 400 studentë pjesa më madhe e të cilëve rezulton të jetë fitues në Fakultetin e Shkencave.
...