Beyer Kushtet pastaj ne Mars ndoshta edhe bisedimet e anetaresimit ne BE per Serbine

DW Megjithe shpresat e Beogradit Serbia duhet te prese per statusin e vendit kandidat ne BE deri vitin e ardhshem. Ky ishte edhe pozicioni Juaj. Si e pritet kete vendim te samitit te BE-se ne Bruksel
Peter Beyer Ne te vertete ky ka qene pozicioni i fraksionit te Unionit CDU/CSU dhe pozicioni im qe ne kete moment te mos i jepet statusi i vendit kandidat ne BE Serbise. Pare keshtu une e shoh kete vendim si konfirmim te qendrimit tone. Kam qene disa here atje. Dy gjera themelore duhet te ndryshojne. Pika e pare eshte konflikti i pazgjidhur territorial me Kosoven ne e kemi ndjekur ate keto muaj. Megjithe perpjekjet qe veme re te cilat ne i vleresojme sidomos ato te presidentit Tadic vazhdimisht ka pasur trazira jane qelluar ushtaret e KFOR-it edhe ata gjermane po ashtu misioni i BE-se EULEX nuk mund te levize i lire. Te gjitha keto duhet te gjejne nje zgjidhje. Pika tjeter lidhet me sulmin ndaj ambasades gjermane ne Beograd ne vitin 2008. Ende nuk eshte ngritur publikisht nje aktpadi.
DW Do te shkundet perfundimisht tani qeveria e Tadicit dhe do te vihet ne levizje qe te zbatoje marreveshjet me palen kosovare e te zgjidhe perfundimisht konfliktin apo mund te themi ne kete rast se dardha e ka bishtin mbrapa
Peter Beyer Nuk besoj. Ka qene dhe eshte detyra e Beogradit dhe qeverise se Tadicit por edhe e qeverise kosovare ne Prishtine te gjejne ne tavolinen e bisedimeve zgjidhje te qendrueshme te bejne te qarte se e kane seriozisht. Por e kuptoj se nuk eshte edhe aq e lehte dhe joproblematike per presidentin Tadic qe ben pune te mire kam parasysh ketu zgjedhjet ne Beograd pranveren e ardhshme. Do te kishte qene me komode per te nese kishte per te dhene nje lajm te mire nga Brukseli...
DW Ju po e levdoni Tadicin per punen e tij nuk ka mjaftuar kjo me sa duket
Peter Beyer Tadic edhe pse eshte kreu i shtetit dhe me influence eshte vetem nje ze - por me sa duket influenca e tij nuk eshte aq e gjere saqe te ndikoje tek strukturat ne kufirin e Serbise me Kosoven per te bere realitet kerkesat e shteteve te tjera anetare te BE-se dhe Gjermanise pra te krijoje fakte. Personalisht une besoj se presidenti Tadic ka shume vullnet per te arritur zgjidhjen e duhur. Por kjo me sa duket nuk mjafton. Para disa javesh presidenti Tadic ndermori nje perpjekje ne parlamentin serb per nje rezolute e cila nuk mori mbeshtetjen e te gjitha partive. As aty me sa duket nuk eshte aq e forte influenca e tij per miratimin e nje rezolute dhe gjetjen e nje zgjidhjeje. shte per te ardhur keq sepse jo vetem presidenti Tadic por edhe qeveria serbe kane ndermarre shume ne rrugen drejt BE-se. Ne kete e pranojme e shohim dhe nuk behet fjale qe gjermanet duan ta bllokojme kete integrim. Por tek dy pikat qe permenda. eshtja e Kosoves dhe sulmi ndaj ambasades gjermane. Shohim se eshte bere shume pak.
DW Por mund te perballemi me forcimin e qarqeve nacionaliste ne muajt e ardhshem...
Peter Beyer Rreziku ekziston. Kete e pranoj. Por mendoj se nese qeveria e Tadicit vazhdon te beje pune shume te mire dhe Tadic ia komunikon popullit te tij ashtu si duhet qe fakti qe nuk e morem statusin kandidat nuk eshte kthim mbrapa por perkundrazi ne duhet te vazhdojme perpjekjet dhe te jete motivim per te vazhduar me tutje - atehere koha jo edhe aq e gjate deri ne samitin tjeter ne Mars te vitit te ardhshem mund te perdoret per te arritur rezultatet qe kerkohen. Kam besim te plote tek Tadic dhe qeveria e tij se ata do tia dalin dhe forcat nacionaliste nuk kane per te pasur ndonje fuqizim te perhershem.
DW Ju keni kerkuar zgjidhje te deshmueshme te konfliktit me Kosoven dhe jo vetem fjale. fare keni pasur parasysh me kete
Peter Beyer Fillimisht bisedimet duhet te vazhdojne nga te dyja palet. Ideja fillestare qe te trajtoheshin temat e vogla si vulat doganore kadasta dhe jo tematika e madhe ishte e kupteshme. Kjo duhet te vazhdoje dhe keto jane rezultate te prekshme. Por me shume eshte fjala per strukturat paralele. Keto duhet te shperbehen. Nga ana tjeter duhet qe Serbia te filloje te merret seriozisht me zgjidhjen e ceshtjes Kosove-Serbi ne plan afatgjate. Presidenti Tadic ne nje fjalim para fondacionit Friedrich Ebert ne Berlin vete permendi marreveshjen baze mes dy Gjermanive ne vitin 1972. Kjo mund te jete nje mundesi orientimi. Pra qe te njihet nje ekzistence paralele per te dy shtetet. Kjo nuk duhet thene vetem ne Berlin.
DW Megjithate zerat kritike thone se Gjermania e bllokoi Serbine. Si e shihni ju kete
Peter Beyer Nuk e shoh aspak si bllokade.Perkundrazi ne kemi interes qe keto vende madje Serbia si vend kyc ne rajon jo vetem te kete perspektiven e anetaresimit por edhe me tej. Pra edhe njehere. Ne kemi shume besim qe ne Mars do te vazhdohet me tej me dhenien e statusit kandidat Serbise. Madje po qe se zhvillimet me Kosoven jane te tilla qe te na japin shume shpresa qe ne te themi jo vetem status kandidat por edhe nje date per fillimin e bisedimeve te anetaresimit - ne kemi interes qe Serbia te hyje ne BE. Por nuk mund te pranojme qe te marrim ne BE konflikte te pazgjidhura territoriale.
DW Opozita gjermane ju kritikon se me mosdhenien e statusit kandidat Serbise demtohet edhe procesi i integrimit te rajonit. Kroacia eshte pjese e pritshme BE-se tashme. Vendet e tjera duhet te presin. Mund te themi se me gjermanet nuk behet shaka. Ose realizoni gjerat sic duhet dhe si kerkohet ose do prisni
Peter Beyer Ne ndjekim nje politike te caktuar te qarte qe do te thote ne e ndjekim me vemendje cdo shtet dhe e shohim me vete pa e krahasuar me te tjeret. Pra nuk krahasojme Serbine Kroacine Malin e Zi megjithese e dime se jane shtete qe kane lidhje brenda nje rajoni. Por ne e shohim secilin vend vecmas nese i ka plotesuar kriteret e Kopenhages pra kriteret politike ashtu sic duhet. Secili duhet te permbushe kriteret para se te fillojne bisedimet e anetaresimit.
Autor Lindita Arapi
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora