Avion privat në Rinas për trion holandeze te Hamburgut

Hamburgu bën një cmenduri. Klubi i njohur i Bundesligës gjermane pagoi 18 mijë euro për të sjellë në Tiranë një avion carter për të marrë mënjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Holandë (0-1) tre lojtarët e Kombëtares holandeze: Rafael van der Vart, Joris Matijsen dhe Nigel de Jong nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, direkt e në Hamburg, për ti pasur gjatë ditës së enjte në stërvitje, në kuadër të ndeshjes së ditës së shtunë kundër Eintrahtit të Frankfurtit në kampionatin gjerman. Sipas gazetës popullore "Bild" kjo shumë nuk është aspak e kushtueshme për arkat e Hamburgut. Ishte trajneri Hub Stevens ai që vendosi për "rrëmbimin" e tyre nga aeropoti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë.