Euro2008: Humbet Franca, fitojnë Italia dhe Anglia

Mbrëmë u zhvilluan edhe takimet tjera të vlefshme për kampionatin europian Zvicër dhe Austri 2008 ku supriza ndodhi në Paris në ndeshjen Francë dhe Skotlandë. Fituan miqtë me golin e James McFadden në min. e 64' të ndeshjes. Italia mund Ukrainën në transfertë me dy gola e Di Natales në min. e 40' dhe 77' të takimit kurse golin për vendasit e shënoi Shevchenko 71'. Në Angli Michael Oëen mposhti rusët e Hidings me rezultat 3-0 ku dy gola shënoi Owen ( I zgjedhur lojtar I ndeshjes ) në min e 7' dhe 31' kurse Ferdinand në min. e 84'. Dy takimet tjera në kuadër të grupit tonë I fituan vendasit, Sllovenia ndaj Bjellorusise me 1-0 dhe Bullgaria ndaj Luksemburgut 3-0. Rezultatet e plota të ndeshjeve të zhvilluara dje bashkë me video më poshtë :
Grupi A:
Kazakistani 2 - 2 Belgjika
Finlanda 0 - 0 Polonia
Portugalia 1 - 1 Serbia
Grupi B:
Lituania 2 - 1 Ishujt Faroe
Ukraina 1 - 2 Italia
Franca 0 - 1 Skocia
Grupi C:
Norvegjia 2 - 2 Greqia
Turqia 3 - 0 Hungaria
Bosnja e Hercegovina 0 - 1 Moldavia
Grupi D:
Sllovakia 2 - 5 Uellshi
Qiproja 3 - 0 San Marino
Republika Ceke 1 - 0 Irlanda
Grupi E:
Andorra 0 - 6 Kroacia
Maqedonia 1 - 1 Estonia
Anglia 3 - 0 Rusia
Grupi F:
Danimarka 4 - 0 Lihtenshtajni
Islanda 2 - 1 Irlanda Veriore
Spanja 2 - 0 Letonia
Grupi G:
Bullgaria 3 - 0 Luksemburgu
Sllovenia 1 - 0 Bjellorusia
Shqipëria 0 - 1 Holanda