E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avionë ushtarak indian shkelin në Pakistanin

Pakistani njoftoi sot se avionët ushtarakë indianë shkelën dje gabimisht hapësirën e tyre ajrore, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje që posedojnë armë bërthamore janë përkeqësuar pas atentave në Bombei ku si pasojë humbën jetën 172 persona.

“Kontaktuam me forcat ajrore indiane dhe na konfirmuan se shkelja e hapësirës ajrore kishte ndodhur gabimisht. Nuk dëshirojmë që situata të rëndohet”, deklaroi ministri pakistanez i Informacionit, Sherry Rehman.

Ndërkohë, televizioni pakistanez njoftoi se avionët indianë kishin fluturuar në pjesën pakistaneze të Kashmirit dhe në qytetin e Lahorës ndërsa forcat ajrore pakistaneze u shprehën se avionët indianë u përzunë nga sistemi pakistanez i mbrojtjes ajrore.

”Avionët indianë pasi shkelën hapësirën ajrore pakistaneze në dy sektorë u dëbuan menjëherë nga sistemi mbrojtës pakistanez dhe u kthyen në territorin e tyre”, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Humyun Viqar.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar shumë pas atentateve të ndodhura në kryeqytetin ekonomik indian, Bombei një muaj më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›