E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës: EULEX të jetë funksional, jo vetëm prezent

Prishtinë-Qeveria e Kosovës kërkon nga misioni EULEX të jetë funksional në terren dhe të mos trashëgojë metodat e menaxhimit të UNMIK-ut. "EULEX-si duhet të jetë funksional, jo vetëm prezent dhe të mos e ketë një zhvendosje të stauskuos nga UNMIK-u në një statuskuo tjetër, por të kemi një mentalitet dhe një menaxhim krejt ndryshe, i cili do të jetë ndryshe, i cili do të jetë shumë më aktiv dhe gjithmonë në konsultim dhe në bashkëpunim të plotë me institucionet e Kosovës dhe me një pëlqim paraprak për vendimet që marrin”, ka thënë zv/kryeministri Kuçi.Qeveria vazhdon të thotë se EULEX-i do të funksionojë në bazë të Kushtetutës së Republikës dhe zëvendëskryeministri hodhi poshtë përsëri mundësinë që ky mision të zbatojë edhe rezolutën 1244. “EULEX-i funksion në bazë të ftesës që kemi bërë ne. Ne i kemi dhënë mandat dhe në një far mënyre i kemi dhënë një pjesë të sovranitetit që na takon neve. Funksion në bazë të akteve juridike kushtetuese do ta ketë mbështetjen e plotë në këtë drejtim. Çdo kush që bën veprime kundërkushtetuese nuk do ta ketë mbështetjen tonë”, ka theksuar Kuci. Duke folur për konfuzionet që janë krijuar rreth zhvillimeve të fundit në Policinë e Kosovës, Kuçi tha se qeveria nuk ndërhyn në sistemet tjera, por ai theksoi se askush nuk duhet t’i ikë llogaridhënies. Ai kritikoi edhe mediat për, siç tha, menaxhim spektakular në rastin arrestimit të tre shtetasve gjermanë, si dhe arrestimit të mjekëve të përfshirë në transplantimin ilegal të veshkave. “Fotografimi i tre personave të shërbimit gjerman nuk mendoj që ka qenë hap bash i mirë...Por ne nuk i përziejmë punët në menaxhimin e përditshëm. Asnjëherë, gjemani një rast, asnjëherë, (por kur është interes shtetëror duhet të përziheni, psh., në rastin e gjermaneve...?) unë dua të them këtë. Ne nuk ngatërrohemi asnjëherë apo jo, mund ta kryej edhe ndaj anëtarëve të qeverisë dhe kjo është pavarësi e institucionit.... Por menaxhimi mediatik spektaular... Ka mund të jetë një veprim i tillë, ka mundur të kryejnë punën organet e veta, ne nuk kemi ndërhyrë, por mendoj se duhet të punohet më shumë në efektivitet se sa në veprime spektakular”, ka thënë Kuçi. Nga ana tjetër, në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi sot 10 projektligje. Kryeministri miratoi emërimet e dy zëvendësministrat nga LDK-ja, Behxhet Bjarshori, zëvendësministër i FSK-së dhe Jonuz Kastarti zëvendës i ministrisë së tregtisë dhe industrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›