E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Bush shkaktar i krizës së gazit

Moskë - Kryeministri rus Vladimir Putin ka fajësuar ish presidentin amerikan Xhorxh W. Bush si shkaktar të krizës së gazit me Ukrainën. Sipas Putin, Bush ka ndërhyrë në çështje të brendshme të vendeve të rajonit duke synuar kaos atje.

Pavarësisht kundërshtimeve ruse, administrata e Bushit ka këmbëngulur vazhdimisht në anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO. Gjatë kësaj periudhe, SHBA nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit strategjik me Ukrainën dhe nisi ngritjen e sistemeve mbrojtëse të raketave në Republikën Çeke dhe Poloni.

Gjatë një interviste televizive, Putin ka vlerësuar politikën ukrainase si jo të qëndrueshme dhe të turbullt. “Situata politike e Kievit po ndikon dhe do të ndikojë drejpërsëdrejti situatën energjitike të Evropës”, tha Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›