Skandalet 2008, Brukseli ndalon alkolin për ushtarakët
Bruksel - Ministria e Mbrojtjes belge ka urdhëruar ndalimin e pijeve alkolike për të gjithë trupat ushtarake belge që ushtrojnë detyrë në vende të ndryshme. Zyrtarët lajmërojnë se duhet të merren masa emergjente pas skandaleve të ndodhura një vit më parë ku shumë ushtarakë janë dënuar dhe gjobitur për sjellje jo të denja pas përdorimit të pijeve alkolike. Gjatë vitit 2008, për shkak të alkolit të përdorur, janë plotë 37 ushtarakë belgë që janë rikthyer nga misionet paqeruajtëse drejt vendit të tyre.
Vendimi i kundërshtuar me këmbëngulje nga sindikatat ushtarake, është mbrojtur me fanatizëm nga zyrtarët e lartë, sipas të cilëve në shumë raste ushtarë dhe drejtues të forcave belge në vende të ndryshme janë përballur edhe me ngjarje aspak të këndshme për vendasit.