Ajri i pastër zgjat jetën e amerikanëve
Uashington - Ajri i pastër do të zgjas jetën e amerikanëve. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit të revistës së njohur amerikane New England Journal of Medicine. Sipas studimit në fjalë, pastrimi i ajrit në SHBA ka ndikuar në mesatarisht 21 javë zgjatje të jetës së shtetasve amerikanë. “Që nga vitet 1980 e në vazhdim kur në SHBA u morën masa për pastrimin e ajrit, me ndërhyrjet që janë bërë në fushën e automobilistikës, në përdorimin e qymyrit dhe të centraleve që prodhojnë gazra të ndryshme, jeta mesatare e amerikanëve është rritur me 2.7 vjet”, thuhet në raportin e revistës New England Journal of Medicine.
Një faktor i rëndësishëm në zgjatjen e jetës së amerikanëve, duket të jetë edhe lënia e pirjes së duhanit, kurse faktorë të tjerë po aq të rëndësishëm shfaqen edhe përmirësimi i kushteve ekonomike dhe pastrami i ajrit, citohet në raport.
Sipas studimit të bërë në plot 51 metropole amerikane, pastrimi i 10 mikrogramëve pluhur për metër kub, zgjat me 31 javë jeten e gjithësecilit.