Izraeli-ushtarëve: Rob, në asnjë kusht!
Tel Aviv -Krerët e lartë të ushtrisë hebraike kishin dhënë urdhër ushtarëve të tyre të shmangnin "me çdo kusht" kapjen rob nga luftëtarë palestinezë gjatë ofensivës "Plumbi i ashpër" në Gaza, mësohet nga burime ushtarake. Ushtria kërkonte të shmangte me çdo kusht kapjen rob të një ushtari të dytë, pas rrëmbimit në qershor të vitit 2006 të rreshterit Gilad Shalit, në kufi të Rripit të Gazës. Hamasi kërkon në këmbim të tij lirimin e qindra të burgosurve.
Ushtarakë të angazhuar ishin informuar lidhur me urdhrat për të hapur zjarr mbi pengmarrësit edhe nëse do t'u duhej të vinin jetën në rrezik për të shmangur kapjen rob. Madje, një nënkolonel i njësisë së zgjedhur Golani u kishte deklaruar trupave të tij përpara operacionit: "nuk duhet në asnjë mënyrë që ndonjëri prej jush të rrëmbehet i gjallë nga Hamasi, edhe nëse do t'i duhet të hidhet në erë me granatat që ka me vete".
Megjithatë, zëdhënësi i ushtrisë theksoi në një komunikatë se asnjë urdhër i këtij lloji nuk u ishte dhënë ushtarëve dhe se deklaratat e këtij oficeri kishin për qëllim rritjen e forcës së tyre luftarake. Gjatë operacionit, disa tentativa janë bërë nga milicë palestinezë për të kapur rob ushtarë.