E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avionët turq vrasin 4 kurdë

Zagros -Katër luftëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit janë vrarë gjatë bombardimeve triditore turke javën e kaluar në veri të Irakut, deklaroi sot një zyrtar i PKK-së. "Katër luftëtarë të PKK-së janë vrarë gjatë këtyre sulmeve ajrore turke kundër zonave Zab dhe Zagros", pranë kufirit, bëri të ditur zyrtari, Rush Wolat, anëtar i komitetit të marrëdhënieve të jashtme të PKK-së. Bombardimet janë zhvilluar më 11,12 dhe 13 mars, u deklaroi ai gazetarëve me telefon.

"Ushtria turke ndërmori gjithashtu një ofensivë kundër PKK-së përpara dy ditëve dhe ajo vazhdon, pranë rajoneve Judi dhe Dersim", në lindje të Turqisë, bëri të ditur Wolat pa dhënë hollësi të tjera. Ushtria turke po kryen sulme kundër pozicioneve të PKK-së në Irak pas aprovimit të operacioneve ushtarake nga parlamenti.

Ankaraja thekson se rreth 2 000 rebelë të PKK-së janë vendosur në malet në veri të Irakut, nga ku ata ndërmarrin sulme brenda territorit turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›