Kriza ekonomike, Medvedev fajëson FMN-në
Moskë -Presidenti rus Dmitri Medvedev bëri thirrje sot për "reformimin" e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, dhe të Bankës Botërore, duke i kritikuar këto institucione të financave ndërkombëtare për keqadministrim të krizës ekonomike. "Duhet të ndryshojmë disa gjëra thelbësore, përfshirë edhe ato që lidhen me punën e institucioneve financiare ndërkombëtare", theksoi Medvedev në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.
"Kriza aktuale ka treguar se veprimet e tyre janë larg ideales: ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore dhe të strukturave të tjera", theksoi presidenti rus, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me qëndrimin e Moskës në samitin e ardhshëm të grupit të 20 vendeve më të zhvilluar të botës, G20, i parashikuar për më 2 prill në Londër.
"Bëhet fjalë për një reformim të veprimtarisë së institucioneve financiare ndërkombëtare", deklaroi Medvedev. "Duhet të rregullohet aktiviteti i tyre dhe të përpiqemi që ai të jetë më i drejtë ndaj shteteve që kanë hyrë së fundmi në radhët e ekonomive më të mëdha, të ekonomive në rrugën e zhvillimit, nënkuptoj këtu Rusinë dhe vende të tjera me të cilat ne bashkëpunojmë", deklaroi ai.
Autoritetet ruse kanë fajësuar gjerësisht faktorët e jashtëm për krizën ekonomike të vendit, por disa ekspertë theksojnë se një pjesë e mirë e problemeve, me të cilat po përballet Rusia, e kanë origjinën brenda vendit.