Avioni luftarak rrëzohet në zonë të banuar
Një avion luftarak amerikan F-18 u rrëzua në rrethinat e plazhit të Virxhinias në një zonë të banuar. Aviacioni amerikan e ka konfirmuar këtë lajm. Dy personat që ishin në bord, kanë dalë nga avioni para se ai të rrëzohej dhe tani janë shtruar në spital. Deri tani nuk është njoftuar për civilë të plagosur. Pamjet televizive kanë treguar zjarr dhe tym në një zonë të banuar, si dhe pjesë të avionit të copëtuar. Avioni ishte i modelit Delta me dy ulëse dhe është rrëzuar në bllokun e apartamenteve Mayfield. Banorët thanë për mediat amerikane se pas rrëzimit të avionit janë dëgjuar disa shpërthime. Avioni ishte ngritur nga një qendër trajnimi jo larg prej aty. Policia në Virxhinia e ka izoluar atë zonë dhe ka kërkuar që civilët të qëndrojnë sa më larg vendit të rrëzimit të avionit, ndërsa kanë nisur hetimet.