Bosnja kujton 20-vjetorin e konfliktit, 11.541 karrige bosh në Sarajevë
Mijëra karrige bosh u vendosën dje përgjatë bulevardit në Sarajevë, për të kujtuar 11.541 njerëzit e vrarë në këtë qytet gjatë luftës së Bosnjës, e cila nisi 20 vjet më parë. Karriget ishin rreshtuar në rrugën kryesore të qytetit dhe u lanë bosh për të kujtuar viktimat e masakrës 44-mujore të serbëve. Qindra prej karrigeve ishin të vogla, duke simbolizuar fëmijët viktima. Dje në Sarajevë u mbajtën koncerte e performanca të ndryshme duke shënuar plot dy dekada qëkur nisi konflikti, më 6 prill 1992. Masakra e serbëve në Sarajevë zgjati 11.825 ditë, më shumë se beteja e Luftës II Botërore në Leningrad, tani St. Petersburg. 380.000 banorët e Sarajevës janë goditur me rreth 330 predha në ditë. 20 vjet më parë, 40.000 boshnjakë, boshnjakë myslimane, serbë ortodoksë dhe kroatë katolikë dolën në shesh për tu kërkuar politikanëve të tyre të ndalnin politikat nacionaliste. Komuniteti europian e njohu Bosnjën si shtet të pavarur, por njerëzit votuan në linja etnike me boshnjakët dhe kroatët që votuan për pavarësi dhe serbët për qëndrim me ish-Jugosllavinë. Uniteti etnik u thye kur serbët nacionalistë qëlluan turmën nga një hotel në Sarajevë duke vrarë 5 persona, e duke nisur kështu luftën e viteve 1992-1995.