E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takime në Kuçovë

Kuçovë - Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi organizuar me qytetarët e Kuçovës, deklaroi se katër vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për projektin madhor, Shqipëria në Evropë. Berisha i ftoi banorët e Kuçovës për të vazhduar së bashku ndryshimin e nisur.

“Këtu ka nisur me shpejtësi rruga Kuçovë-Belsh-Cërrik, segment i rëndësishëm i boshtit të jugut, bosht që e shndërron Beratin dhe Kuçovën në një nyje jashtëzakonisht të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit në vend", deklaroi kryeministri Sali Berisha

"Katër vitet që vijnë janë vite vendimtare për projektin tonë të dytë madhor të shekullit të 21-të, Shqipëria në Evropë. Le të vazhdojmë së bashku rrugën. Unë ju bëj thirrje të bashkohemi, pavarësisht nga bindjet, për të vazhduar ndryshimin, për të vazhduar turravrapin tonë drejt horizontit të ri, Shqipërisë evropiane. Në këtë rrugë, në këtë përpjekje, në këtë turravrap, për ne nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë të përjashtuar. Përkundrazi, ftesa jonë është të vazhdojmë së bashku, sepse të gjithë ne meritojmë Kuçovën evropiane, Shqipërinë evropiane", theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›