Avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh
Autori i Lajmit: red.
Dyseldorf
Jeta e 80 pasagjerëve shqiptarë është rrezikuar seriozisht pasi avioni me të cilin fluturonin nga Gjermania në drejtim të Prishtinës, u sulmua nga një tufë zogjsh, sikundër duket dhe në këtë foto dramatike. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por vetëm dje është arritur të raportohej, pasi një gjë të tillë ka arritur ta konfirmojë dhe të posedojë fotot, e përditshmja gjermane “Bild”. Mediat gjermane bëjnë të ditur se aeroplani i tipit “Boeing 737-700” me 80 pasagjerë në bord, shumica dërrmuese shqiptarë, po fluturonte për në Prishtinë, nga aeroporti i Dyseldorfit. ”Fotot dramatike janë bërë publike pasi avioni i kompanisë “Germanian Airlines” ndeshi një tufë zogjsh, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti”, shkruan “Bild”. Fatmirësisht, asnjë prej pasagjerëve nuk ka pësuar dëmtime. Fillimisht pasagjerët dhe ekuipazhi kanë dyshuar në një shpërthim të mundshëm që vinte nga motorët. Janë dashur disa minuta dhe komunikime të shpeshta me kullën e vrojtimit për të provuar se nuk kishte asnjë shpërthim, por një tufë shpendësh që kanë sulmuar” motorin e Boeing-ut ku udhëtonin shqiptarët nga Kosova.
Shpendët
Tufa e shpendëve që u përplas me aeroplanin në momentet që ai po fluturonte me 300 kilometra në orë, bëri që motori në anën e djathtë të dalë jashtë përdorimit. Aeroplani u detyrua të kthehej përsëri në pistë, shkruan “Bild”. Një dëshmitare pohoi për mediat gjermane se zogjtë, rreth 20 cm të gjerë dhe me peshë rreth 75 gramë, goditën trupin e avionit dhe motorin si një breshëri plumbash. “Zhurma e motorit u ndryshua në një shpërthim të papritur”,- i ka thënë gazetës “Bild”, një dëshmitare.
Policia
Jorg Handuerg, zëdhënës i Unionit të Pilotëve – Cockpit, pohoi lajmin dhe shtoi se “ishte një situatë kritike”, duke i mëshuar faktit se “megjithatë ky Boeing mund të fluturojë vetëm me një motor”. Pasi ka pësuar goditjen e zogjve, piloti ka bërë zgjedhjen e duhur, duke u kthyer mbrapa dhe ulur në Dyseldorf, rreth 45 minuta më vonë, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i aeroportit, Kristian Uit, i cili saktësoi se njëri nga motorët ishte goditur nga zogjtë, duke theksuar se avioni është tani duke u kontrolluar. Sipas tij, pasagjerët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën dhe se nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Kompania e udhëtimeve ajrore pritet t u kompensojë biletat udhëtarëve, të cilët do të kthehen në Kosovë në ditët e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009