Miratohen ndryshimet fiskale dhe ato në buxhet
Autori i Lajmit: Suela Topi
Seanca plenare
Kuvendi ka votuar vetëm me votat e mazhorancës, 6 projektligje që synojnë ndryshime në sistemin fiskal si dhe rishikimin e buxhetit të 2009. Të gjitha projekligjet si dhe ndryshimet buxhetore janë miratuar me 73 vota pro të të gjithë deputetëve të pranishëm në sallë. Ashtu si dhe në seancat e mëparshme, ra në sy mungesa e opozitës, e cila vazhdon të bojkotojë institucionin e debateve politike. Janë votuar në parim dhe më pas nen për nen projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, projektligji për procedurat tatimore, taksat kombëtare, taksat vendore, akcizat dhe ai për lojërat e fatit. Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke argumentuar pse këto projektligje duhet të kalojnë, pohoi se ndryshimi i ligjit për procedurat tatimore është një detyrim shumë i madh për administratën tatimore. Për sa i përket ndryshimit në ligjin për akcizat, ai pohoi se ka një përpjekje të Qeverisë për t u barazuar me akcizat e rajonit, ndërsa për taksat vendore është një propozim që do të ndikojë në procesin e legalizimit.
Seanca
Kuvendi miratoi nen për nen buxhetin e rishikuar për vitin 2009, i cili parashikon për investime publike edhe rreth 17 miliardë lekë më shumë se në buxhetin e fillimit të këtij viti. Në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, investimet shkojnë nga 32.3 % në 34.5 % të PBB-së. Rishikimi i buxhetit konsiston në rishpërndarje, pra marrje të fondeve nga projektet apo ministritë, ku ato nuk janë shpenzuar. Projekti për rishikimin e buxhetit 2009 reflekton përdorimin e të ardhurave nga privatizimi i ARMO-s, në masën neto prej 9.790 milionë lekë, të papërdorura nga viti i kaluar sipas formulës 50 % ulje të huamarrjes së brendshme dhe 50 % rritjes së investimeve, të ardhurave nga privatizimi strategjik i OSSH sha-së, prej 11.700 milionë lekë sipas formulës 50 % për ulje të stokut të brendshëm dhe 50 % rritje investimesh, si dhe të atyre nga shitja e aksioneve të AMC prej 5.440 milionë lekësh për rritjen e investimeve. Përmes kursimeve të shpenzimeve korrente prej 1.327 milionë lekë dhe të shpenzimeve kapitale prej 6.418 milionë lekësh do të arrihet dhe mbulimi i mosrealizimit të të ardhurave në masën prej 7.706 milionë lekë. Në këtë ndryshim të buxhetit parashikohet rritja e shpenzimeve kapitale me burime të brendshme në infrastrukturë me rreth 12.4 miliardë lekë dhe të shpenzimeve korrente me 1.7 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2009, ku 1.2 miliardë lekë e zë rritja e kompensimit të ish- të përndjekurve politikë. Në buxhetin e rishikuar të vitit 2009 shpenzimet e përgjithshme parashikohen në masën 401.907 milionë lekë me një rritje prej rreth 4 %, krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2009, ose në shumë absolute rreth 17.073 milionë lekë më shumë. Shpenzimet janë parashikuar të përfaqësojnë rreth 34.2 % të PBB-së. Gjithashtu, janë parashikuar 100.556 milionë lekë për investime publike, me një rritje prej 10.120 milionë lekë kundrejt buxhetit fillestar, ose 8.55 % e PBB-së, nga të cilat 81 milionë lekë me financim të brendshëm dhe 19.556 me financim të huaj. Deficiti buxhetor në buxhetin e rishikuar rezulton në masën 74.790 milionë lekë, ose 6.4 % e PBB-së. Ky rishikim i buxhetit sjell edhe rritjen e fondit rezervë dhe kontigjencës në masën 221 milionë lekë, duke bërë që ky zë të kapë nivelin 15.921 milionë lekë, ose 1.35 % e PBB-së. Ndërkohë është parashikuar një nivel i huamarrjes së brendshme në masën 40.424 milionë lekë ose 3.4 % e PBB-së.
Bode: “Ndryshimet përmirësojnë kuadrin ligjor”
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje në seancën plenare të Kuvendit, se ndryshimet fiskale synojnë përmirësime në kuadrin ligjor tatimor. “Ndryshimi në ligjin "Për procedurat tatimore", është një iniciativë e madhe e administratës tatimore dhe rritje e përgjegjshmërisë së saj për të mënjanuar qëndrimet jokonsekuente", - deklaroi Bode. Duke u ndalur në ndryshimin për rimbursimin e TVSH-së për biznesin, Bode tha se TVSH-ja duhet të rimbursohet brenda 30 ditëve, në të kundërt biznesit i lind e drejta e mospagimit të taksave deri në vleftën e plotë të TVSH-së së parimbursueshme. Sipas tij, parimi heshtja është miratim po shtrihet edhe në administratën tatimore. Për sa i takon ligjit "Për akcizat", Bode tha se ai reflekton qëndrimin e qeverisë për barazimin e nivelit të akcizave me vendet e rajonit. Duke folur për propozimet për tarifat për lojërat e fatit, kreu i Financave tha se rritja e taksave solli dhe pakësimin e një numri të madh të lojërave të fatit që zaptonin të gjitha ambientet, si dhe përqendrimin e tyre.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009