Berisha: Unë katër mandate në krye të qeverisë
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Enciklopedisë maqedonase është një shpërthim racist. Shqiptarët nuk duhet të impresionohen nga asnjë ndërhyrje nga ata që kanë probleme me identitetin e tyre”,
Kryeministri Sali Berisha pohoi dje se do të qëndrojë në krye të qeverisë shqiptare plot katër mandate. Kreu i Ekzekutivit doli dje në mbrëmje para mediave pak orë pas kthimit nga Samiti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Berisha vlerësoi se sesioni i fundit i punimeve në OKB ishte historik për mënyrën, rëndësinë dhe rezultatin e temave të mëdha që trajtoi. Berisha u ndal gjatë në disa prej temave që u diskutuan në samit duke vlerësuar qëndrimet e anëtarëve të OKB-së. Lidhur me zhvillimet në rajon ai uroi Angela Merkel për fitoren në zgjedhje ndërsa pohoi se ajo duhet të vazhdojë detyrën ashtu si Helmut Kol i cili ka qëndruar në detyrën e kancelarit plot 19 vjet. Madje Berisha shtoi se një shembull i tillë duhet të ndiqet dhe në Shqipëri duke mos fshehur dëshirën e tij për të fituar dhe dy mandate të tjera përveç këtij që ka nisur. Më tej referuar kërkesave të opozitës për hetimin e zgjedhjeve duke kushtëzuar këtë me bojkotin ndaj Kuvendit, Berisha deklaroi se shkalla e përgjegjësisë ndaj vendit është obligim madhor ndaj faktorëve kryesore politikë. Sipas tij në kulm të zhvillimeve të mëdha për vendin dhe shqiptarët siç është liberalizimi i vizave dhe statusi i kandidatit, opozita duhet të jenë në lartësinë e idealeve evropiane e të shprehet për favorizimin e jo dëmtimin e këtyre proceseve. Berisha ka folur dhe për çështjen e Enciklopedisë maqedonase duke e cilësuar atë një shpërthim racist. “Shqiptarët nuk duhet të impresionohen nga asnjë ndërhyrje nga ata që kanë probleme me identitetin e tyre”, - u shpreh kryeministri.
Deklarata
Kryeministri Berisha nuk do të pranojnë kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Ai pohoi dje, pas kthimit nga samiti i 64 i OKB-së se zgjedhjet e 28 qershorit plotësuan angazhimet kryesore të ndërkombëtarëve. I pyetur në lidhje me realizimin e kërkesave të OKB-së, në një kohë kur opozita ka vendosur të heqë dorë nga pjesëmarrja në legjislativ, gjatë nënvizimit nga ana e tij të rëndësisë së vizitës së tij në samitin e OKB-së, Berisha thekson se opozita duhet të jetë në lartësinë e idealeve evropiane dhe duhet të dëshmojë se është në favor të proceseve të rëndësishme për vendin. “Shkalla e përgjegjësisë ndaj vendit janë obligim madhor i të gjithë faktorëve politikë shqiptarë dhe mendoj se në buzë të zhvillimeve të mëdha për vendin, siç është liberalizimi i vizave dhe statusi i kandidatti opozita duhet të jetë në lartësinë e idealeve evropiane dhe të dëshmojë qarte se është për favorizimin e këtyre proceseve”, - u shpreh kryeministri. Sipas Berishës, zgjedhjet e 28 qershorit kishin arbitrin ndërkombëtar i cili e vlerësoi pozitivisht procesin, çka sipas kryeministrit hedh poshtë çdo pretendim dhe kërkesë të opozitës për të hapur kutitë e votimit. “Zgjedhjet janë një proces themelor i një demokracie në të cilat në të gjithë botën e qytetëruar pranojnë një arbitër. Pasi ai nxjerr përfundimin, mendoj se asnjëra pale nuk ka e nuk mund të ketë të drejtë të mohojë verdiktin e tij. Në këtë kontekst këto janë zgjedhjet e para kur ndërkombëtarët shkruajnë se u plotësuan angazhimet OSBE/ODIHR dhe vlerësimi është pozitiv”, - nënvizoi kryeministri. Berisha theksoi rëndësinë e vizitës së tij në samitin e OKB-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, kjo vizitë kishte 3 synime kryesore që kanë të bëjnë me integrimin e vendit, investimet dhe mbështetja për Kosovën e pavarur. Berisha u ndal gjatë në disa prej temave që u diskutuan në samit duke vlerësuar qëndrimet e anëtarëve të OKB-së. “Shqipëria kishte pozicionin e saj. Ne jemi vendi në të cilin energjia është e pastër. Ndonjëherë të jepet mundësia të jesh edhe pararendës dhe Shqipëria është”, -u shpreh Berisha. Ndërkaq Berisha ka rikonfirmuar ftesën bërë presidentit Obama për të vizituar Shqipërinë, ndërsa nënvizon se premtimet e presidentit të SHBA-ve dhe zonjës së tij për të vizituar vendin tonë janë shumë premtuese. Më tej ai pohoi se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për liberalizmin e vizave.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009