Rritet akciza për cigaret dhe pijet, tarifa të reja dhe për lojërat e fatit
Autori i Lajmit: red.
Ndryshimet në paketën fiskale të propozuar nga qeveria kanë marrë miratimin e 73 deputetëve të mazhorancës. Ndryshimet e kërkuara në ligjin "Për Akcizat", synojnë rritjen e nivelit të kësaj takse për sa u përket mallrave sensitive, si cigareve, pijeve alkoolike dhe kafesë. Rritja e akcizës për pijet alkoolike llogaritet 30-40%, për duhanin 10 lekë për paketë. Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, tha gjatë debatit se ndryshimet në ligjin për akcizat synojnë përafrimin e nivelit të akcizës për kategori të tilla, me vendet e rajonit dhe ato te BE-së. Kuvendi diskutoi dhe miratoi edhe mbi disa ndryshime në taksat vendore, konkretisht në taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila do të jetë 0.5% e vlerës së investimit për ndërtesat në proces legalizimi. Ndërkohë, në debat u përfshinë edhe disa ndryshime në rimbursimin e TVSH-së. Këto ndryshime parashikojnë se, nëse brenda një afati kohor prej 30 ditësh, organet tatimore nuk rimbursojnë TVSH te bizneset, atëherë këto të fundit nuk do të paguajnë taksat deri në vlerën e TVSH-së së parimbursuar. Deputeti Mima tha se këto ndryshime përbëjnë një hap revolucionarizues për sistemin tatimor, pasi që nga viti 96, kur kjo taksë hyri për herë të parë në fuqi, tatimpaguesit janë ndeshur me një problem madhor atë të moskthimit të TVSH-së. Për sa u përket ndryshimeve për ligjin "Për lojërat e fatit", deputeti Mima tha se sistemi që ne kemi zgjedhur për taksimin e lojërave të fatit është i thjeshtë për tatimpaguesit dhe administratën. “Pavarësisht se sa është xhiroja, kuotat vendosen mbi makineritë në momentin që ato instalohen”, - tha Mima. Ndërkohë, deputeti Sherefedin Shehu kërkoi edhe ngritjen e një lotarie kombëtare. Ai argumentoi rritjen e tarifave për lojërat e fatit si masa që nuk synojnë të luftojnë këtë biznes, por modernizimin dhe standardizimin e tyre siç edhe veprojnë vendet e zhvilluara. Kuvendi miratoi dhe ndryshimet në tarifat për reklamat dhe tabelat. U vendos që tarifat për tabelat dhe reklamat në Bashkinë e Tiranës të jenë 50 mijë lekë për m2 në vit, ndërsa për bashkitë e tjera të mëdha 22.500 lekë. Për bashkitë e vogla tarifat për tabelat dhe reklamat parashikohen 13.500 lekë/m2 në vit.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009