Ndoka: “Ja si na e vodhi PD deputetin në Shkodër”
Autori i Lajmit: red.
Zgjedhjet e qershorit
Partia Demokristiane akuzon kryeministrin Sali Berisha se u ka vjedhur një deputet në Shkodër. Pas denoncimit në “Faktor Plus“ të një rasti specifik të manipulimit të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Partia Demokristiane, që ka kryer investigim personal përmes një grupi pune të ngritur në ambientet e selisë së partisë, përmes kryetarit Nard Ndoka thotë se manipulimet në zgjedhjet e 28 Qershorit i kanë kushtuar PDK-së një deputet në Shkodër. Ai ka shpjeguar se grupi i punës ka verifikuar përmes pamjeve filmike të gjitha shkeljet dhe abuzimet e bëra nga komisionerët demokratë. Madje, sipas tij, PD jo vetëm ka shënuar si vota të sajat ato të PKD-së, por ka manipuluar më tej dhe procesverbalet.
Deklarata
“Nga këto të dhëna PD është manipulatore numër një nëpërmjet komisionerëve të vet. Në çdo qendër votimi i ka shtuar vetes së saj 30-70 vota, sipas madhësisë së qendrave të votimit, ku në total, Partia Demokratike flitet që ka vjedhur ndaj partive të tjera 9-11 mijë vota, duke e deformuar totalisht rezultatin për qarkun e Shkodrës”, - denoncon Ndoka. Në vijim ai shpjegon se grupi i punës në selinë e tij ka verifikuar përmes pamjeve filmike të marra nga KQZ me vështirësi, se procesverbalet nuk përputhen me votat që grupi i tij i punës po numëron përmes filmimeve një për një në çdo qendër votimi. “Një pjesë e atyre votave që i janë hequr PDK-së, i kanë kaluar PD-së. Por tek Partia Demokratike vërehet edhe një fenomen tjetër më negativ, për faktin që i ka shtuar vetes vota me procesverbale. Në zonën e votimit 42 në qendrën 107, rezulton që PDK ka 78 vota të shkruara në procesverbal, ndërsa në kutitë e votimit 138 vota. 60 vota i ka të hequra dhe i kanë kaluar PD-së. Në qendrën e votimit 255, Partia Demokratike ka në procesverbal 327 vota në një kohë që ka 273 vota faktike, pra i ka ndryshuar vendet numrit 3 dhe 2, duke i shtuar vetes 54 vota”, - shton Ndoka. Kreu i PDK-së thotë se për të gjitha shkeljet flagrante, bashkë me dokumentacionin përkatës do t i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme, me një kërkesëpadi, ndërsa shton se do të mbështesë çdo lëvizje të opozitës që kërkon hapjen e kutive. Deklarata e tij vjen në një kohë kur PS ka theksuar qëndrimin e saj për bojkotin e Kuvendit dhe hapjen e kutive të votimit. Kjo kërkesë e saj duket se nuk është mirëpritur nga Berisha, i cili ka pohuar se tashmë ndërkombëtarët e kanë dhënë verdiktin e tyre për zgjedhjet e 28 Qershorit. Në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR thuhej se nga vëzhgimet e bëra prej tyre gjatë numërimit të votave nuk ka pasur fakte për manipulimin e tyre. Por ky qëndrim i ndërkombëtarëve dhe Berishës nuk ka stepur PS-në, e cila vazhdon me kërkesat e saj tashmë e mbështetur dhe nga subjekte të djathta si Partia Demokristiane apo Partia Ligj dhe Drejtësi. Pak ditë më parë, kreu i PLIDR-së, Spartak Ngjela, ka pohuar se PS duhet t i shkojë deri në fund bojkotit të Kuvendit. Në këtë kuadër ai dhe Ndoka kanë zhvilluar pak ditë më parë dhe një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009