KLSH denoncon Ylli Pangon per abuzime me 10 mln leke

Task-forca e prokurorisë, në prill të këtij viti ka administruar një kallëzim penal, nga specialistet e Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ylli Pango.
Sipas KLSH-se, në agjensine që menaxhohet nga Ylli Pango janë konstatuar shkelje të rënda, me një dëm prej 10 milion lekësh të reja. Organi i akuzës, pasi ka verifikuar këto pretendime, ka konstatuar se nuk është kryer asnjë shkelje ligjore. Bazuar në këto konstatime, prokuroria ka vendosur te mos filloje hetimet. Sipas akuzës, specialistët e KLSH, kanë bërë interpretime jashtë detyrës që I takon, duke komentuar se “projektet objekt kontrolli nuk kanë pasur impakt publik”.