Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të veriut të Kosovës

Hashim Thaçi për VOA-n
UASHINGTON- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përjashtoi çdo mundësi të ndonjë autonomie, statusi special apo ndarje të veriut të Kosovës. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Thaçi u shpreh se nuk do të ketë asnjë lloj dialogu për veriun e Kosovës, ndërsa shtoi se Serbia i ka gënjyer qytetarët në veri se, një ditë do të ketë ndarje të Kosovës. Kjo çështje, sipas Thaçit ka marrë fund me 25 korrik të vitit të kaluar, me nderhyrjen e forcave specilae te Kosoves për të marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31.
Ai tha se qeveria e Kosovës do të ndërmarrë një dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët në veri , pasi ata janë qytetarët tanë.
Do punojmë për rend, ligj dhe zgjedhje të lira. Qytetarët e veriut janë të lirë të zgjedhin liderët e tyre. Ne do të komunikojmë si me të gjitha komunat e tjera edhe me ato me shumicë serbe.- tha ai.
Në të tjera, Thaçi bëri një pasqyrim të vizitës së tij në Uashington.