E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen mbi 18 mijë paketa cigare në Shkodër

Foto ilustruese

Operacioni i koduar Pranvera e fundit, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër në bashkëpunim me inspektorët pranë Drejtorisë së hetimit tatimor Shkodër, ka  bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 18 830 paketa me cigare pa pullë fiskale dhe ma dokumentet tatimore.

Investigimi disa mujor i 42-vjeçarit B.Lishi, banues në qytetin e Shkodrës ka bërë që pjesëmarrësit në operacionin e policisë të ndërhyjnë befasisht duke bërë kontroll në automjetin dhe banesën e këtij shtetasi.

Në automjet i janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 42 (dyzet e dy) steka cigare të markave të ndryshe,

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 18410 (tetëmbëdhjete mijë e katërqind e dhjetë) paketa cigare të tjera.

Materialet në ngarkim të të ndaluarit i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale  Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë, dhe Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›