E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokat i Mourinho-s Maradona shte trajner i madh

Trajneri i Reralit të Madridit Jose Mourinho ka siguruar një tjetër “avokat’ në luftën e tij për të mposhtur kritikat për mënyrën se si ai menaxhon skuadrën madrilène. Ai është legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona, i cili nga Dubai i largët ku drejton skuadrën e Al Wasl ka marrë në mbrojtje teknikun portugez, që në javët e fundit është vënë në shënjestër të mediave spanjolle dhe drejtuesëve të disa prej klubeve në gadishullin iberik. 
“Mourinho është një trajner i madh. Unë e kam parë ndeshjen me Barcelonën dhe ajo që ndodhi atje, ishte thjesht një mënyrë e tij për të mbrojtur skuadrën. Pastaj, kur bëhet fjalë për persona si Mourinho, të gjithë janë të prirur për t’i zmadhuar gjërat. Mendoj se ai po bën një punë të shkëlqyer te Reali”, ka thënë Maradona, i cili duket se po ndjek shembullin e Mourinhos për të drejtuar skuadrën e tij të re. 

Sapo është paraqitur në konferencën për shtyp ai ka ftuar të gjithë gazetarët ta ndjekin në ambjentet e klubit, ku sipas tij, të gjitha ata që do ta bënin këtë do të shijonin 15 sekonda fame në jetën e tyre. Maradona u tranferua në Dubai, pas dështimit në pankinën e kombëtares së Argjentinës në Botërorin 2010. 

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›