Klubi rus: Ardhja e Capellos, do rrisë profilin botëror

Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Fabio Capello, është duke u menduar nga drejtuesit e ekipit rus, Anzhi Makhachkala, pas fundit të kampionatit evropian Euro 2012. Klubi i pasur rus, që tashmë ka bërë bujë me nënshkrimet e shtrenjta si Samuel Eto`o dhe Yuri Zhirkov, beson se ardhja e Capellos do të rrisë edhe më shumë profilin e tyre botëror.
Italiani mendohet se nuk dëshiron ta prishë kontratën e tij me Federatën angleze të Futbollit dhe është duke u përgatitur të fitojë trofeun e kampionit gjatë verës në Euro 2012 që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, por Anzhi është i përgatitur të presë deri pas këtij turneu për të transferuar Capellon.