Avokatët e Damir Fazliç, sot konferencë në Tiranë
Dy avokatët amerikanë që mbërritën dy ditë më parë në Shqipëri dparalajmërojnë se do të reagojnë sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar pozicionin e serbo-boshnjakut
TIRANE-Serbo-boshnjaku Damir Fazliç duket se është më i vendosur se kurrë në sfidën e hapur me drejtësinë shqiptare. Dy avokatët amerikanë që mbërritën dy ditë më parë në Shqipëri dhe morën takim me një nga prokurorët e çështjes që po hetojnë rreth veprimtarisë së klientit të tyre, paralajmërojnë se do të reagojnë në një konferencë për shtyp për të sqaruar pozicionin e serbo-boshnjakut. Burime të sigurta thanë se dy avokatët amerikanë të zgjedhur prej Fazliç për të mbrojtur interesat e tij gjatë proceseve hetimore, do të bëjnë publike disa fakte, nëpërmjet të cilave do të hedhin dritë mbi hijen e dyshimeve që ka mbuluar serbo-boshnjakun. Dy avokatët patën një takim dy ditë më parë me njërin nga prokurorët e çështjes, por nuk mund të mbrojnë interesat e Fazliç në Tiranë, për shkak se nuk kanë licencë shqiptare për ushtrimin e profesionit të avokatit. Genci Gjokutaj, është avokati shqiptar që po mbron interesat e serbo-boshnjakut.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)