Avokatët e Damir Fazliçit zbarkojnë në Tiranë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Përfqësuesit ligjorë të biznesmenit Damir Fazliç mbërrijnë në Prokurori për t u njohur me dosjen e hapur në adresë së klientit të tyre. Dy avokatë amerikanë, mbrojtës ligjorë të Damir Fazliçit, kanë mbërritur në Shqipëri dje, pak para mesdite. Ata janë ulur në Rinas dhe, si të ishin prej kohësh të ambientuar me ajrin e Shqipërisë, kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës. Dy avokatët amerikanë, Andre Korkoron dhe Edvard Ros, në rolin e konsulentëve si dhe avokati shqiptar Genc Gjokutaj, kanë hyrë rreth orës 13:10 në Prokurorinë e Tiranës.
Avokatët
Avokatët e biznesmenit Damir Fazliç zbresin në tokën shqiptare për të mbrojtur ligjërisht klientin e tyre serbo-boshnjak. Mësohet se 2 juristët janë pritur për 40 minuta nga njëri prej prokurorëve të çështjes. Biznesmeni serbo-boshnjak akuzohet për pastrim parash në Shqipëri. Dy avokatë, mbrojtës ligjorë të Damir Fazliçit, kanë mbërritur në Shqipëri dje, pak para mesditës. Pasi kanë hyrë në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit më pas kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës. Me sa duket, destinacioni i tyre i parë ka në qenë Prokuroria e Tiranës, ku për rreth 40 minuta ata kanë marrë kontakt me prokurorët e çështjes “Fazliç”. Sipas burimeve nga organi i akzuës, avokatët mbrojtës janë pritur nga njëri prej prokurorëve të çështjes, Dritan Rreshka.
Dy avokatët janë shoqëruar edhe nga një avokat shqiptar, Genc Gjokutaj, i cili është pajisur me një prokurë nga biznesmeni Fazliç vetëm dy ditë pasi Prokuroria ngriti akuzën ndaj tij për pastrim parash.
Regjistrimi
Pasi kanë dalë nga Prokuroria, kanë lëvizur nëpër Tiranë për të marrë kontakte me persona, dëshmitë apo ndihma e të cilëve mund të jetë me rëndësi në funksion të mbrojtjes së klientit të tyre. Pas kontaktit me prokurorin e çështjes, mësohet se dy avokatëve u është sugjeruar të regjistrohen në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për të fituar të drejtën ligjore të mbrojnë klientin e tyre si palë në proceset hetimore që do të zhvillohen në vendin tonë. Më 9 tetor, Prokuroria deklaroi se ka nisur hetim për pastrim parash ndaj serbo-boshnjakut. Mësohet se Fazliç ka kontaktuar me avokatin Genc Gjokutaj për të mbrojtur interesat e tij.
Përplasja Prokurori-Ministri
Ardhja e Damir Fazliçit në një vizitë “blic” në vendin tonë, përveç reagimeve të gjithë politikës ka shkaktuar dhe përplasjen e dy institucioneve në vendin tonë. Deri dje, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme kishin shënuar “rekorde” në lidhje me bashkëpunimet mes tyre, përplasen pas vizitës së biznesmenit serbo-boshnjak. Prokuroria ka kërkuar të përdorë policinë për shkaktimin e një skandali të madh. Kërkesë kjo që synonte shoqërimin dhe marrjen në pyetje të biznesmenit Damir Fazliç. Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me kërkesën e organit të akuzës për marrjen në pyetje të Fazliçit. Në një komunikim me mediat, zëdhënësi i Ministrisë ka deklaruar se ligjet e vendit dhe ai i Policisë së Shtetit, ndalojnë rreptësisht zbatimin e urdhrave që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit. “Prokuroria ka zbatuar me përpikëri Kushtetutën, në rastin e Damir Fazliçit, si të gjithë rastet e tjera”. Deklarata është bërë nga organi qendror i akuzës pak orë pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme për kallëzimin e dy prokurorëve. Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, në një njoftim për shtyp citon se Prokuroria e Tiranës, duke pasur informacion se udhëtimi i Damir Fazliçit ishte regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil, se udhetimi për t u larguar nga Shqipëria do të kryhej në orën 16.30 minuta, depozitoi dhe protokolloi në komisariatin e Policisë Rinas në orën 15.06 minuta nëpërmjet oficerëve të policisë gjyqësore ftesën për paraqitje për z.Damir Fazliç. Në këtë ftesë z. Damir Fazliç i janë bërë prezent shkaqet e ftesës në respektim të Nenit 308 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas të njëjtave burime, mësohet se nisur nga fakti se oficeri i policisë nuk kishte mundur të kontaktonte me shefin e Komisariatit të Policisë së Rinasit për t i komunikuar ftesën, dhe duke marrë shkas se z. Damir Fazliç ishte nisur nga Tirana për në Rinas rreth orës 14.30, prokurorët komunikuan nëpërmjet telefonit me drejtuesin e Policisë Kufitare të Rinasit dhe shefin e Komisariatit, për t i bërë me dije ftesën dhe përmbajtjen e saj, të depozituar tashmë pranë zyrës së Komisariatit të Policisë Rinas.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008