Bojkotimi i Kuvenidt mënyra ëpr të larguar Berishën
Autori i Lajmit: red.
Opozita është dakort për largimin e Berishës edhe pse nuk arrin të gjejë konsensusin brenda aleantëve të saj për mënyrën si duhet arritur kjo. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti duke komentuar propozimin e socialdemokratëve për mocion mosbesimi ndaj Berishës ka pohuar se ai është teorikisht i mundshëm, por praktikisht i pamundur për mënyrën se si u ndryshua Kushtetuta. Prifti shpjegon se me këtë Kushtetutë që të bësh një mocion mosbesimi ndaj Berishës duhet jo vetëm të kesh 71 vota për ta rrëzuar atë po të duhen dhe 71 vota për të zgjedhur kryeministrin e ri. “Në çfarë vendi të botës opozita mund të zgjedhë Kryeministrin. Duke qenë në minorancë nuk ke se si të sigurosh votat të zgjedhësh Kryeministrin. Pra nga mënyra se si u ndryshua Kushtetuta praktikisht Berisha është i parrëzueshëm në Parlament. E vetmja mënyrë për ta rrëzuar Berishën është bojkoti i Parlamentit, ndërprerja e marrëdhënieve me të dhe detyrimi i tij për të dhënë dorëheqjen”, - tha Prifti. Ai i bëri thirrje gjithë opozitës që të bashkohet kundër mazhorancës dhe të ndërpresë çdo bashkëpunim me të si për reformën në drejtësi ashtu dhe për kodin zgjedhor. Por sipas numrit 2 të LSI-së fatkeqësia e sotme e opozitës është fakti se ekziston një PS me dy fytyra. “PS nga njëra anë thotë Berisha është kriminel është hajdut, mafioz dhe nga ana tjetër bën reforma me të. Pra problemi që ka sot opozita shqiptare është se PS ka sot dy fytyra, një fytyrë që i thotë Berishës mafifoz e kriminel dhe tjetra që bashkëpunon me të, i jep Kushtetutën dhe e bën të pathyeshëm në Parlament. Kështu që reagimi duhet të jetë vetëm nga PS”, - tha ai. Prifti theksoi se pjesa tjetër e opozitës LSI, PDS, PSD, PAD dhe PS 91, të gjitha këto parti që sot janë të rreshtuara në Parlament në opozitë, janë të gatshme për të bojkotuar çdo lloj marrëdhënie dhe bashkëpunimi me Berishën. Nënkryetari i LSI-së pohoi gjithashtu se opozita duhet të mbrojë drejtësisnë dhe nuk duhet të lejojë një ligj për kontrollin e saj. “PS po kryesisht Rama dhe disa servilë brenda PS-së dhe në kryesisnë e saj janë të nënshtruar plotësisht ndaj berishës. Dhe ky është problemi i madh që ka Shqipëria, që kryetari i partisë më të madhe opozitare është bërë ortaku në bizneës me Berishën, ndajnë trojet e Tiranës me Berishën, ndajnë parkingjet e Tiranës dhe vazhdon të mbështesë atë në parlament”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008