E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare bashkon vendet e Bashkimit Evropian

Autori i Lajmit: red.
Kriza financiare ishte në fokus të samitit dyditor të Bashkimit Evropian. Por pjesëmarrësit e këtij takimi gjetën kohë të diskutonin edhe për klimën e politikën mbi azilin. Megjithë tensionimet e lehta, kriza financiare globale aspak nuk është kapërcyer e tëra. Prandaj shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së u shprehën vetëm me vendime konkrete se si mund të shmanget një krizë e tillë në të ardhmen dhe se si do të mund të luftohej recensioni. Siç pritej, të 27 vendet anëtare të BE-së u shprehën të vendosura të mbështesnin planet e shpëtimit prej miliardash për vendet e zonës euro dhe Britaninë e Madhe, që u përcaktuan qysh të dielën e kaluar në Paris. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehet e kënaqur, për shkak të mënyrës së përbashkët të veprimit, të cilën ajo e cilëson si shumë të kënaqshme. “Ky është një sinjal i rëndësishëm. Unë mendoj se është një hap i rëndësishëm edhe për më shumë bashkëpunim në të ardhmen për zgjidhjen e krizave”, - tha ajo. Me këtë rast do të formohet një këshill i përhershëm për krizat në BE që do të kontrollojë tregjet financiare gjatë takimeve mujore me shefat e bankave. Përveç kësaj, do të mbështeten financiarisht, krahas bankave, edhe prodhimet industriale të Evropës. Propozimet konkrete për këtë, Komision Evropian do t i bëjë gati deri në fund të vitit. Por nuk duhet të kufizohet kjo në nivelin evropian, theksoi presidenti francez dhe njëkohësisht kryesues i presidencës së radhës në BE, Nikolas Sarkozi. BE dëshiron të organizojë po ashtu një samit financiar botëror me pjesëmarrjen po ashtu edhe të vendeve industrialiste në zhvillim e sipër. “Evropa ka bërë, çfarë do të duhej të bënte”, - tha ai. SHBA-të po ashtu. U paralajmërua se një samit i tillë mund të bëhet në muajin nëntor, duke iu referuar takimit të vitit 1944 që çoi në krijimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare.
Klima, temë debati në samit
Një tjetër temë debati në samitin e BE-së ishte dhe paketa për mbrojtjen e klimës. Deri në vitin 2020 duhet që evropianët të reduktojnë dioksidin e karbonit deri në 20%, që BE të jetë udhërrëfyesja e politikës globale për mbrojtejn e klimës. Disa vende kanë kërcënuar se do të bllokojnë marrëveshjen e arritur në fund të vitit të shkuar për të pakësuar nivelin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë në BE, duke cituar si shkak rënien e ritmeve të zhvillimit ekonomik. Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso, tha se nuk do të hiqej dorë nga beteja ndaj ndryshimeve klimatike. BE ka reaguar dhe për migracionin. Si sukses, në fund të Samitit, Nikolas Sarkozi përmendi Paktin e Migracionit të BE-së. Me këtë pakt do të luftohet imigrimi ilegal dhe do të përmirësohet imigrimi legal. Veçanërisht vendet jugore të BE-së që kanë për të luftuar fluksin e refugjatëve që depërtojnë në brigjet e tyre. Çdo vend i BE-së duhet megjithatë të vendosë vetë në të ardhmen për numrin e imigrantëve dhe jo sipas ligjit që është i lidhur me Paktin e migracionit.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›