E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka qendrore ndërhyn në tregun e parasë

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008 përfshinë operacione të tregut të hapur kryesisht për injektimin e likuiditetit, bënë të ditur dje burime të BSH-së. Banka e Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëri të ditur se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008, për investimin e likuiditeteve të lira, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i të cilës ishte 3.8 miliardë lekë, në krahasim me 2.6 miliardë lekë në tremujorin e kaluar.
Kreditë
Në kushtet e plotësimit të nevojave në tregun ndërbankar, instrumenti i kredisë njëditore gjeti përdorim minimal edhe gjatë këtij tremujori, rreth 0.26 miliardë lekë, në 3 raste përdorimi, bëri të ditur BSH-ja. Sipas Bankës Qendrore, tremujori i dytë i vitit ka qenë pozitiv për tregtimin e monedhës vendase. Leku ka fituar terren ndaj monedhave të huaja, si pasojë e disbalancës midis ofertës sezonale relativisht të lartë të valutës dhe kërkesës për të. Kjo disbalancë është shfrytëzuar nga Banka e Shqipërisë për të blerë valutë, në plotësim të objektivit të Rezervës Ndërkombëtare Neto.
Veprime me institucione të tjera
Gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. Shitjet e valutës, gjatë tremujorit të dytë llogariten në 8,323.90 milionë lekë, ndërsa blerjet ishin 317.01 milionë lekë. Blerjet e valutës nga institucionet e huaja llogariten në 123.31 milionë lekë (Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

Banka e Shqipërisë

Interesat në tregun ndërbankar

TRIBID Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave
o/n njëditor 4.96 %
1Ë njëjavor 5.28 %
1M 1-mujor 5.58 %
3M 3-mujor 5.84 %
6M 6-mujor 6.20 %
12M 12-mujor 6.98 %

TRIBOR Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave
6M 6-mujor 8.13 %
3M 3-mujor 8.10 %
1M 1-mujor 7.81 %
1Ë njëjavor 8.10 %
o/n njëditor 7.90 %
12M 12-mujor 8.45 %
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›