Bundesrati gjerman miraton ndihmën ndaj bankave
Autori i Lajmit: red.
Parlamenti gjerman miratoi dje paketën prej 480 miliardë eurosh për tejkalimin e krizës financiare të bankave gjermane. Pas Bundestagut edhe Bundesrati i dha dritën jeshile paketës me të cilën sektorit financiar i mundësohet normalizimi i afarizmit. Mirëpo shumë lande kërkuan një shpërndarje më të mirë të këtyre parave. Për paketën e ndihmës votuan megjithatë edhe partitë në pushtet edhe opozita gjermane. Gjermania është një federatë e 16 landeve, të cilat kanë Kushtetutën, ligjet dhe qeveritë e veta. Mirëpo gjatë dekadave të kaluara, landet kanë kaluar gjithnjë e më shumë kompetenca në federatë dhe kanë humbur nga shtetësia e tyre. Më parë ishte më e thjeshtë, federata ndërtonte rrugët federale, landet ato të landeve, ndërsa bashkitë të bashkive. Kështu ishte deri në vitin 1965, kur për herë të parë mori pushtetin në Bon koalicioni i madh i kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Me shumicën e madhe të votave, ata ndryshuan raportet mes federatës dhe landeve.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008