Më shumë gra në Kuvend më shumë drejtësi në vend
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vijon dje në qytetin e Beratit turin “Gratë për Gratë”. Kryeparlamentarja gjatë fjalës së saj në këtë takim ajo theksoi shtimin i grave në Kuvend do të shtojë drejtësinë në këtë insitucion. “Unë besoj se një grua e zgjedhur deputete ka hapur rrugën për shumë gra të tjera që mund ta shohin veten në karriget e Parlamentit dhe në pushtete të tjera. Ky është momenti që ne mund të vendosim më shumë drejtësi në Parlament dhe në tërë jetën politike, të menaxhojnë buxhetet e vendit, duke menaxhuar kështu një të ardhme të sigurt për fëmijët dhe gjithë shoqërinë”, - tha Topalli. Sipas saj pushteti në thelb është një familje e madhe, e cila kërkon menaxhim të zgjuar dhe kjo kërkon gra të pa skllavëruara, gra të cilat, duhet të bëhen pjesë e vetë qeverisjes dhe në të njëjtën kohë të jenë të lira nga çdo konflikt dhe akt dhune. Në shtjellimin e reformave të integrimit në NATO dhe BE, Kryetarja e Kuvendit vuri theksin tek ndryshimet shumë të mëdha dhe qënësore që po përjeton vendi. “Të mendojmë se ku kemi qenë dhe ku jemi, është jo vetëm reflektimi, por dhe krenari, pasi në këto 17 vjet, Shqipëria me historinë më të dhimbshme ka bërë ndryshimet më të mëdha, krahasur me çdo vend të Lindjes. Unë e konsideroj veten me shumë fat që kam qenë në krye të një Kuvendi, në kohën, kur Shqipëria nënshkroi MSA-në, kur parlamentet e Evropës e ratifikuan atë dhe kur prillin e ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut. Ky është momenti i garancisë i sigurisë, është momenti që ne do të ndihemi në pozita të barabarta vlerash dhe dinjiteti, në krah të liderve të botës”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008