Vullkanët! Aty ku lindi Toka
Shkenca ka zbuluar se Toka jonë e ka origjinën nga vullkanet. Një eksperiment i nisur më 1953 dhe që po vazhdon. Një histori fantastike, njerëzore dhe shkencore nga disa studentë të mrekullueshëm. Ata eksploruan në laborator mbi temën intersante: Orgjina e dhe më misterioze, origjinën e jetës në Tokë.
Më shumë se 50 vjet më parë, në vitin 1953, Stanley Miller, një student i turpshëm në Universitetin e Chicago-s me pedagog fituesin e çmimit Nobeli Harold Hurey, i propozoi Hurey- t një eksperiment, të bërë në laborator që tregon kushtet se si ka lindur jeta në Tokën parahistorike. Sfida ishte shumë e vështirë sa dhe vetë Miller nuk e besonte shumë, po Hurey e inkurajoi të vazhdonte më tej.
Studenti i zellshëm vazhdonte duke ndërtuar tuba dhe topa prej qelqi brenda të cilëve vendoste metan, amoniak, shkumë uji dhe hidrogjen, gazin që mbahej si shpërthyes i Vullkaneve në Tokën primitive. Mbi këto ndizte një zjarr të vogël që shërbente sipas tij, për një reaksion kimik aq të mrekullueshëm sa mund të gjeneronin edhe jetën. Pas disa ditësh shihte provëzat e tij dhe me kënaqësi vërente se nga përbërësit e përdorur ishte formuar një përbërje organike: ishte “supa” parabotërore dhe tregonte se si atmosfera e planetit tonë në një të ardhme të largët mund të kishte gjeneruar jetën.
Por kjo nuk ishte akoma zgjidhja përfundimtare, sepse mes amino-acideve dhe proteinave që janë përbërësit thelbësorë, mbetej një boshllëk i madh i pashpjegueshëm; por gurët e themelit ishin vënë. Miller vitin pasardhës vdiq nga një atak në zemër dhe Jeffrey Bada, studenti i fundit i Miller, në muajin e kaluar e mendoi edhe njëhere eksperimentin e profesorit të tij, më të cilin ishte shumë i lidhur aq sa ruan akoma 11 epruvetat e mbetura nga eksperimeti i famshem i 50 viteve te kaluara. Duke bashkëpunuar me disa shkencëtarë të tjerë, ai vendosi t'i analizonte edhe njëherë kampionet e vjetra. Ndër të tjera, mes letrave të lëna nga Miller, ai gjeti edhe rezultatet e dy eksperimenteve që nuk ishin publikuar kurrë më parë nga profesori.
Sot, surpriza është më e madhe kur nga instrumentet e reja për analizë dolën të dhëna më të rëndësishme në krahasim me të kaluarën. “Kemi gjetur 22 aminoacide, saktësoi Antonio Lazcano bashkëpuntor në kërkim, 10 prej të cilëve ishin gjetur më parë nga Miller, por rezultati u bë i mundur falë fuqisë më të madhe të përbërësve të rinj”. “Kemi akoma shumë për të mësuar nga eksperimenti i vjetër, shton Jeffrey Bada i kënaqur. Ndërkohë vërtetuam që vullkanet prodhojnë një shumëllojshmëri përbërësish, falë të cilave u gjeneruan elemente thelbësorë që më vonë shërbyen për zhvillimin e jetës”.