Avokatët e Gërdecit në kor: “Hetimet janë të pavlefshme”
08/10/2009 Delijorgji dhe tre të pandehur të tjerë shohin mundësinë e gjykimit të shkurtuar
TIRANË- Tragjedia e Gërdecit, e ndodhur tashmë në fashikullin e gjykimit do të vazhdojë të gjykohet për ndërprerje. Dje, 28 avokatët mbrojtës ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe i dhanë të drejtën gjykatës të vazhdojnë gjykimin rregullisht. Veç disa kërkesave të avokatëve mbrojtës, seanca nuk pati zhvillime të tjera. Pothuaj të gjithë avokatët kërkuan pavlefshmëri të akteve të sjella nga akuza dhe që ndodhen në fashikull. Fillimisht ishte gjykata ajo që dha vendimin e ndërmjetëm në bazë të të cilit nuk u pranua kërkesa për veçimin e çështjes. Më pas u vazhdua me kërkesat paraprake. Secili nga avokatët që ka studiuar dosjen e klientit të tyre, kërkoi pavlefshmëri pavarësisht ndryshimeve në akte. U kërkua pavlefshmëria absolute e akteve të ndryshme të ekspertimit si ai ekonomiko-financiar dhe tekniko-ushtarak. Ndërkohë që avokati i Ylli Pinarit kërkoi pavlefshmërinë e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, tekniko-ushtarak dhe ekonomiko-financiar. Kërkesë të ndryshme pati avokati i Mihal Delijorgjit. Maksim Haxhia nuk ishte dakord me vazhdimin e seancës për aq kohë sa nuk është konsultuar me klientin e tij për të marrë një mendim për gjykim të shkurtuar. Kështu dje Haxhia deklaroi se kërkon kohë për të biseduar me klientin dhe për të rënë dakord për gjykimin e shkurtuar. Por sipas avokatit një gjë e tillë nuk do të thotë se është bërë fakt. Jo të gjithë të pandehurit kanë dhënë një version të tillë. Më shumë avokatët u fokusuan tek pavlefshmëria. Në rast se një pjesë e të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe një pjesë tjetër jo, atëherë ka gjasa që gjykata të rrëzoi kërkesën duke mos i dhënë të drejtën e përfitimit nga ligji. Një gjë e tillë ka lidhje me procedimin e lidhur mes të pandehurve. Për të gjitha kërkesat e bëra nga avokatët dhe nga një pjesë e të pandehurve që janë në gjendje të lirë, gjykata do të shprehet më datë 12 tetor. Avokati i Ardian Mullait dhe Shpetim Spahiut kërkuan pavlefshmërinë e kërkesës për gjykim, pasi sipas tyre kaluar afatet, pavlefshmëri e akteve të ekspertimit ekonomiko-financiar. U kërkua edhe pavlefshmëria e të gjitha akteve të sekuestrimit. Ndërkohë avokati i Armand Tartarit kërkoi pavlefshmëri të aktit të ekspertimit ekonomiko -financiar. Të zgjeruar kërkesën për pavlefshmëri e pati avokati i Luan Hoxhës. Ai kërkoi pavlefshmërinë e kërkesës për gjykim, delegimit të çështjes në gjykatë. Por gjykata nuk ishte në gjendje të jepte vendim për të gjitha kërkesat në seancën e djeshme. Ajo e shtyu për një datë tjetër duke u dhënë mundësinë avokatëve të konsultohen me klientët e tyre.