E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët e Kumbaros apelojnë vendimin e dhënë nga Gjykata e Londrës



Tiranë - Drejtësia shqiptare nuk do të ketë në dispozicionin e saj për të gjykuar Ilir Kumbaron deri në fund të muajit tetor.
Avokatët e Kumbaros kanë thënë për mediat se kane apeluar në Gjykatën e Apelit në Londër vendimin e datës 24 mars 2009, dhënë nga gjykatësi Haeard Ridle, i cili e cilësoi si te drejte kërkesën për ekstradim të bërë nga shteti shqiptar. Nuk dihen ende detajet e kërkesës së apelit formuluar nga avokatet e Kumbaros, të cilët përsëri tentojnë të bllokojnë procesin e ekstradimit. Seanca e apelit do të zhvillohet në fund të muajit tetor ku më shumë interes pritet të mësohet se cila do të jetë strategjia e palës mbrojtëse, përballë një vendim-ekstradimi tejet të detajuar, me fakte të pakontestueshme dhëne nga gjykatësi Riddle. Kërkesa për të apeluar vendimin e gjykatës ka ardhur menjëherë pasi ish-sekretarja britanike e shtetit Xhaki Smith firmosi certifikatën e ekstradimit. Dy javë më parë Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në Tiranë, rrezoi kërkesën e avokateve të Ilir Kumbaros, të cilët e quanin jo të drejtë masën e arrestit me burg dhënë për klientin e tyre. Ilir Kumbaro kërkohet të ekstradohet nga Anglia pasi në fletë-arrestin e firmosur nga prokurori Xhevat Hana, mbi të rëndojnë akuzat e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

28 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›