Video-përgjimi, avokatët: Prifti shpif për ne, komplot politik ndaj Metës
TIRANË- Avokatët mbrojtës të ish zv/kryeministrit Ilir Meta kanë reaguar pas akuzave që sh-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, bëri një ditë më parë, i cili deklaroi se avokatët e Metës janë takuar me tre ekpertët shqiptar para vendimit të Gjykatës së Lartë.
Në një konferencë për mediat, avokatët mbrojtës të Ilir Metës deklaruan se ish-ministri Dritan Prifti shpif në pretendimet e tij se një ditë para se ekpertët shqiptarë të jepnin konkluzionet mbi cështjen ato janë takuar me avokatët e Metës, ndërkohë që bënë publike se do të ndërmarrin hapa ligjore ndaj tij.
“Kërkoj djesë opinionit publik që ta konsideroj veprimin e Priftit si shpifje dhe poshtërsi të tij që ka ngjizur gjithë procesin kundër Ilir Metës. Nuk jam takuar me ekpertët e caktuar nga Gjykata e Lartë në ditën dhe në vendin që pretendon Dritan Prifti, për këtë do marrim hapat e mëtejshme ligjore”- theksoi avokati mbrojtës Serjani.
Sipas avokatëve mbrojtës tre ekspertët shqiptarë: Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, në seancën e mbajtur dje në Gjykatën e Lartë kanë theksuar se në 'Orën-Video', që ishte objekt ekspertimi me një vendim të ndërmjetëm të Kolegjit Penal nuk u gjet asnjë gjurmë e regjistrimit të videos Meta-Prifti.
Mbrojtësit ligjorë të ish zv/kryeministrit akuzuan Priftin se po ndërmerr komplot politik ndaj Metës.
“Të gjitha këto cështje kanë të bëjnë me një vijë dhe qëndrim qorrsokak ku ka hyrë Prifti dhe vërtetojnë se kjo cështje ngrihet mbi manipulimin e pastër dhe një skenar që përbëjnë një aferë dhe komplot me ngjyra politike, ku më vonë në do paraqesim fakte për këtë skenar”,- theksoi avokati Spratak Braho.
Avokatët mbrojtës të Metës bënë nje pasqyrë të plotë të ekspertizës së video përgjimit Meta-Prifti, ku vlerësuan profesionalizmin e ekpertëve shqiptarë. Avokatët e ish-zv/kryeminnsitrit theksuan se video nuk është autentike ndërkohë që në të ka pasur ndëhyrje.
Sipas avokatëve Braho dhe Serjani ekspertiza e tre shqiptarëve përputhet me atë të bërë në një periudhë të shkurtër kohore nga eksperti amerikan
“Së pari, janë vërejtur dhjetra ndërhyrje të bëra me aparatura elektronike për një periudhë të gjatë kohe, intensive dhjetor janar 2010-2011. Së dyti ka ndërhyrje në fashën zanore të dëgjueshmërisë. Ndërhyrje në tik-takun e orës, vecanërisht në pjesët e nxehta të bisedës së pretenduar, ku tik-taku nuk ishte në ilaritet, por ishte i mbivendosur. Së treti konkluzion i rëndësishëm ishte se niveli i dëgjueshmërisë ishte jo në parametrat që përcaktohen në shkencën audiovizive. Së katërti një përfundim kishte të bënte me faktin se DVD është prodhuar në 12 janar, ndërkohë që emisioni është transmetuar në 11 janar, nxirrni vetë konkluzione”,- theksoi avokati Braho.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Prifti: Nuk më trembin kërcënimet e avokatëve të djallit AKTEKSPERTIMI I PLOTE I VIDEOS