Avokatët, ironi në sytë e familjarëve të Gërdecit
Në sytë e familjarëve të viktimave të Gërdecit, avokatët e të pandehurve e kanë parë të udhës që gjatë seancës të lëshojnë edhe batuta me njëri-tjetrin, aq sa ka ndërhyrë edhe kryetari i trupës gjykuese për t‘u tërhequr vëmendjen. Gjatë leximit të të dhënave personale të të pandehurit Denis Hajdari, avokatët i kanë rekomanduar, teksa po pyetej për adresën e vendbanimit, që ai deklaronte se banonte në një pallat me ngjyrë jeshile, pa numër. Në sallë është krijuar një moment ilariteti. Një tjetër moment gazmor për të pranishmit në sallë ka qenë kur në gjyq janë paraqitur dy avokatët që kishin munguar fillimisht. Gjyqtari Ridvan Hado u ka tërhequr vëmendjen, ndërsa nga salla nuk kanë munguar rekomandimet për trupën gjykuese, që vërejtjet t‘i bënte me shkrim dhe t‘ia dorëzonte në shtëpi.