E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisnin banka në Itali, pranga tre shqiptarëve

Një grup që merrej me grabitjen e bankave në Itali është vënë në pranga. Policia italiane tha se një bandë në të cilën ishin përfshirë shqiptarë dhe italianë është shkatërruar gjatë natës së parmbrëmshme në veri të Italisë. Aksioni është zhvilluar në Vareze. Policia italiane bëri të ditur se të arrestuarit, të cilët janë tre shqiptarë dhe një italian janë arrestuar pas disa muaj hetimesh. Policia tha se bëhet fjalë për, Emanuele Guarino, 27 vjeç, Admir Peraj e Jetmir Smaçaj, shqiptarë, të gjithë të vënë nën akuzë për vjedhjen e bankave në veri të shtetit fqinj. Hetimet nga policia kishin nisur në 31 gushtin e kaluar, pas tentativës për grabitjen e bankës "Banca Ubi di Germignaga". Në këtë datë një prej shqiptarëve i armatosur, është kapur nga policia. Sipas policisë, ky ishte i pari i arrestuar, emigrant me dokumente të rregullta dhe me banim në Luinese. Ndërsa personat e tjerë janë vënë në pranga në Pulia. Policia tha se ata dyshohen për grabitjen e më shumë se 3 bankave në zona të ndryshme në Italinë e Veriut. Ndërkaq, në Greqi është arrestuar një tjetër shqiptar, që dyshohet për grabitje me armë. Policia e qytetit grek të Selanikut lajmëron për arrestimin e një 29-vjeçari shqiptar, që dyshohet të jetë pas një serie grabitjesh me armë, në këtë zonë. Bashkë me të u arrestua një tjetër shqiptar, 32 vjeç, i cili drejtonte makinën me të cilën udhëtonin, por pa patentë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›