Rama ne njesine 3 Me tete maj te mundim korrupsionin

Kryetari aktual dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka takuar gjatë paradites banorët e njësisë bashkiake numër tre në zonën e Kodrës së Priftit. Gjatë takimeve, Rama u ka kërkuar qytetarëve të shkojnë në votime më datë tetë maj, për të mundur papunësinë dhe korrupsionin me taksat e qytetarëve, sipas tij të shkaktuar nga qeverisja e Berishës.
“Papunësia ka arritur në 1 milionë. Prandaj, kush është pa punë më tetë maj të shkojë të votojë, se nqs del Saliu pa punë, 1 milionë të papunët kanë shpresë. Lagjen e kemi bërë, por ujin duhet ta sjellim patjetër, sepse na e kanë marrë peng. Nuk ia lënnë bashkisë ujësjellësin. Duhet ta mbajnë që të fusin në punë fanatikët e servilët. Ndërkohë që ne duhet të tetë maj të votojmë”- tha Rama.
Ndërsa në takimin me të rinjtë e kësaj zone, Rama ka kërkuar votën edhe për të zhbllokuar vendimmarjen në këshillin bashkiak.
“Ka një rëndësi themelore vota për të çliruar këshillin bashkiak nga kthetrat e koalcionit të turpit, që vendimarrja në këshillin bashkiak, sigurisht në bashki dhe në njësitë bashkiake të jetë i lirë, në interes të qytetit, komunitetit, të Kodrës së Priftit, dhe askush të mos mbajë peng qytetarët me këtë politikë të mbprapshtë”- tha Rama.
Kryetari aktual u ka premtuar banorëve se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë në zonën ku jetojnë.
Aurela Papadhima