Prokuroria tërhiqet pas dëshmisë rreth vrasjes së kryer në vitin 1997
29/06/2010 Vendoset që fashikulli të kalojë për hetime të mëtejshme
TIRANË- Akuza është tërhequr për të pandehurin që akuzohet për vrasjen e Besjan Mecanit, ngjarjes së ndodhur në verën e vitit 1997. Sipas Prokurorisë, një nga dëshmitarët në seancat e zhvilluara më parë mohoi se autori i vrasjes nuk ishte i pandehuri që gjendet në seancën e gjyqit, duke mos u arritur të provohej për kryerja e vrasjes së shtetasit Besjan Mecani, për faktin se dëshmitari ka pasur kontradikta të dëshmive dhe fashikulli duhet të kalojë për hetime të mëtejshme me qëllim identifikimin e autorit të vrasjes. Gjithashtu Prokuroria tha se në materialet e dosjes rezulton që shtetasi është vrarë për motive të dobëta të një sherri të ndodhur më parë. Gjë që pohohet edhe nga dëshmitari i radhës në seancën e djeshme të zhvilluar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, i cili tha “pasi kishte ndodhur vrasja në dyqanin e kompjuterëve, ku ishte edhe vendi i ngjarjes, më thanë që Besjani kishte pasur një sherr më përpara me një person, ku dhe ishin goditur”, por replika të ashpra pati nga bashkëshortja e të ndjerit, kundrejt të afërmve të të pandehurit të pranishëm në sallë, e cila kërkoi arrestimin e tyre në seancë.