Kroacia mund Gjermaninë, 2-1
Pas një loje këmbëngulëse që nga minutat e para Kroacia ka arritur të fitojë ndaj Gjermanisë. Ndeshja e grupit B në Euro 2008 u mbyll me rezulatatin 2-1 për skuadrën kroate, ndërkohë që gjermanët përballë sulmit të kundërshtarëve nuk kanë arritur dot të reagojnë.
Pas disa minutash në pritje, Kroacia vendos të sulmojë dhe gjen menjëherë golin e dëshiruar. Goli i parë shënohet nga Srna në minutën e 27-të, i ndihmuar nga një pasim i mirë i Pranjic. Reagimi gjerman pas këtij goli nuk arrin të japë asnjë rezultat.
Në minutën e 42-të kroatët rrezikojnë sërish, por pa mundur të shënojnë.
Pas një gjysmë orëshi nga shënim i golit të parë janë sërish kroatët ata që godasin në shenjë në portën kundërshtare. Goli i dytë vjen në minutën e 62-të dhe ka për autor Olic. Për skuadrën gjermane ka shënuar Podolski, duke e ngushtuar diferencën, por pa mundur të japë shumë shpresë për fitore.