Fadroma në humnerë, rëndë 20-vjeçari
Pogradec-Një 20-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi fadroma me të cilën ishte duke punuar ka rënë në humnerë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në fshatin Slabinjë të Mokrës së Poshtme, ku po ngrihet një hidrocentral. Sipas burimeve policore, 20-vjeçari, Olti Ymeri ka qenë duke gërrmuar dheun, por papritur i është shuar fadroma, e cila ka ecur për inertësi dhe më pas ka përfudnur në humnerë, e ndarë në mes. I riu, që ndodhej Brenda saj, ka tentuar të vërë në punë motorrin, por automjeti duket se nuk ka marrë asnjë lloj komnade. Ai është transportuar nga kalimtarë të rastit në spitalin e Pogradecit, por mjekët e kanë parë të udhës që ai të dërgohej për kurim të specializuar në Tiranë. Për këtë është kërkuar ndihmë dhe djali është transportuar me helikopter. Në vendngjarie ka shkuar policia, e cila po kryen hetimet rreth ngjarjes. Ndërkohë sipas kryeplakut të fshatit Slabinjë, Futa Fero, banorë të fshatit janë shprehur të gatshëm për të dhuruar gjak në ndihmë të të dëmtuarit. Mësohet se 20-vjeçari, djali i vetëm I familjes, është në gjendje kritike, pas frakturave të shumta të marra në kokë dhe trup.