Avokati i Bollanos: “Prokuroria, ksenofobe dhe nacionaliste”
Autori i Lajmit: red.
Seanca e radhës në gjykimin e Vasil Bollanos, kryebashkiakut të Himarës, vijoi me dëgjimin e argumenteve të paraqitura nga avokati i tij mbrojtës, Petraq Curri. Në analizën e tij përfundimtare, Curri deklaroi se klienti që ai përfaqëson në këtë gjyq është totalisht i pafajshëm dhe po gjykohet pa të drejtë si pjesë e një procesi penal. Sipas tij, Prokuroria e ka të pamotivuar akuzën e saj për konsum të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe shkaktimit të dëmit material ndaj shtetit, për shumë arsye. Madje, Curri shkoi dhe më tej, duke e cilësuar Prokurorinë si ksenofobe dhe të veshur me nota të theksuara nacionalizimi, fakt ky që u replikua nga prokurori i çështjes, Sokol Malja. Sipas këtij të fundit, të tilla shprehje në një gjykim janë pa vend duke pasur parasysh se në provën e depozituar nga Prokuroria, ku pasqyrohet marrja në pyetje e Vasil Bollanos, ai e ka dhënë kombësinë e tij si shqiptare. “Nuk ka vend kështu, - tha Malaj, - për këtë aludim gjatë gjykimit, kur ne jemi përballë shtetasve me të njëjtën kombësi si e jona”. Më tej, avokat Curri deklaroi se Bollano si pushtet lokal, ka marrë një masë administrative në zonën që është në juridiksion të tij dhe si i tillë nuk mund të gjykohet penalisht. Ai deklaroi se nuk kemi të bëjmë me asnjë element të veprës penale dhe nuk ka asnjë dëm material, pasi toka ku janë vënë tabelat as është tjetërsuar në asnjë formë dhe as ka ikur nga vendi, ndërsa tabelat e hequra nuk janë dëmtuar, por janë të magazinuara. Pasi u dëgjua nga ana e gjykatës mbrojtja dhe replika e prokurorit lidhur me çështjen e ksenofobisë dhe nacionalizmit, gjyqtari i çështjes, Shkëlzen Selimi, vendosi të japë vendimin e detajuar në datën 21 prill, duke e konsideruar këtë seancë të mbyllur. Në pretencën e dhënë, prokurori Sokol Malaj, i cili është edhe kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës, kërkoi deklarimin fajtor të Vasillaq Bollanos për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me një vit heqje lirie dhe pagimin e një gjobe prej 500 mijë lekësh. Sipas Malajt, Bollano është fajtor për shpërdorim detyre pas veprimit të urdhëruar prej tij në heqjen e tabelave në aksin rrugor Llogora-Qeparo, me qëllim zëvendësimin e tyre me tabela në gjuhën greke. Sipas tij, pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe analizimit të provave të vëna në dispozicion gjykatës, nga organi i akuzës faktohet se Bollano ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009