E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët, sa barazi kanë në trajtimin shëndetësor

Autori i Lajmit: red.
Raport i ISTAT

“Nga të dhënat del se të huajt drejtohen më pak se italianët në strukturat shëndetësore për vizita dhe diagnostikime ( 18,4% të huaj kundrejt 24,6% italianëve). Sidomos vihet re se për vizitat te mjeku specialist kjo shifër përgjysmohet për të huajt. Ndërsa për sa i përket shërbimit të urgjencës, të huajt drejtohen atje më shumë se italianët”

Para pak kohësh u bë një studim nga ISTAT mbi kushtet e popullatës së huaj në Itali(përshirë edhe familjet shqiptare) përsa i përket kushteve shëndetësore dhe mundësisë së shfrytëzimit prej tyre të strukturave shëndetësore në Itali. Nga studimi dolën të dhëna interesante të cilat po i shtjellojmë më poshtë. Personat e huaj të intervistuar ishin rreth 3.500 vetë. Për shkak të numrit të pakët të të huajve të moshuar, u morën në konsideratë vetëm personat nën 64 vjeç. Nga analiza e të dhënave del se të huajt kanë pak a shumë po ato kërkesa shëndetësore si italianët. Dallojnë imigrantët e brezit të parë të cilët gëzojnë shëndet më të mirë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht edhe me faktin se ata që s gëzojnë shëndet të mirë, kthehen në vendin e origjinës, gjë që ndodh edhe për shkak të kufizimeve në shfrytëzimin e strukturave shëndetësore. Po për këtë shpesh nuk është fajtor vendi pritës, po më tepër mosnjohja e mundësive për të përfituar asistencë shëndetësore, ose problemet e komunikimit dhe të burokracisë.
Vizitat
Nga të dhënat del se të huajt drejtohen më pak se italianët në strukturat shëndetësore për vizita dhe diagnostikime ( 18,4% të huaj kundrejt 24,6% italianëve kanë kryer një vizitë mjekësore në katër javët para intervistës). Sidomos vihet re se për vizitat te mjeku specialist kjo shifër përgjysmohet për të huajt. Ndërsa për sa i përket shërbimit të urgjencës, të huajt drejtohen atje më shumë se italianët (7 % kundrejt 4,2 % të italianëve në tre muajt para intervistës janë drejtuar për ndihmë te Reparti i Urgjencës). Gjithashtu gjatë muajve të shtatzanisë, gratë e huaja i drejtohen shumë më tepër se italianët asistencës në konsultoret publike.
Parandalimi
Për sa i përket temës së parandalimit të sëmundjeve kemi disa të dhëna interesante. Meshkujt e huaj që nuk e kontrollojnë tensionin arterial jane 39,1% (për italianët kjo shifër është 22 %). Në lidhje me analizat për parandalimin e tumoreve femërore, një në dy gra të huaja shkon për të bërë pap test (konkretisht 51,6%) dhe mamografinë (42,9%). Kjo shifër reduktohet edhe më tepër për gratë shqiptare dhe marokene (një në tre gra) që shkojnë për të bërë pap test. Ndërsa për italianët kjo shifër është mbi 70 %.
Faktorët
Mes faktorëve të rrezikshëm për shëndetin janë analizuar duhani dhe mbipesha. Nga studimi del se zakoni i pirjes së duhanit është i përhapur në 27,9% të meshkujve dhe 14,6% të femrave të huaja nga mosha 14 deri 64 vjeç. Duke e krahasuar me italianët, si për burrat (30,9% kundrejt 27,9%) ashtu dhe për gratë (20% kundrejt 14,6%) del se konsumi i duhanit është më pak i përhapur tek të huajt. Por nëse bëjmë një analizë më të detajuar duke marrë për bazë origjinën e të huajve atëherë kuadri del disi më ndryshe. Në veçanti, meshkujt me origjinë shqiptare mbajnë vendin e parë me 42,2% për sa i përket pirjes së duhanit ndërkohë që te femrat me po këtë kombësi shifra bie në mënyrë drastike (3,6%). Një diferencë e tillë vihet re edhe te popullata marokene ose ajo e vendeve të tjera afrikane. Përsa i përket grave, janë rumunet ato që mbajnë vendin e pare si duhanpirëse me 28,3%. Të huajt nga vendet jokumunitare karakterizohen edhe për numrin e lartë të duhanpirësve të fortë (dmth ata që pijnë 20 a me shumë cigare në ditë). Të parët ndër ta janë shqiptarët me 20,3%, të ndjekur nga rumunët me 17,5%.
Mbipesha
Të qenët mbipeshë vihet re më shumë te meshkujt me origjinë shqiptare dhe gratë me origjinë marokene. Mes meshkujve të huaj, numri i personave obezë është 9,5% dhe atyre mbipeshë 39,2%. Ndërsa gratë obeze janë 7,6% ndërkohë që ato mbipeshë janë 24,9%. Edhe ky faktor rreziku ka ngjyrimet e veta etnike. Përsa i përket meshkujve janë shqiptarët ata që mbajnë vendin e parë për numrin më të lartë të personave obezë me 11,3% dhe mbipeshë me 44,2%; ndërsa për gratë janë marokenet të parat me 19,8% të grave obezë dhe 32,8% ato që janë mbipeshë. Pas tyre vijnë gratë e vendeve të tjera afrikane (12,5%, 36,5%) dhe nga Shqipëria me përkatësisht 10,2% dhe 27,1%.
Sëmundjet më të përhapura
Rreth 21,7% e të huajve nën moshën 65 vjeç (24,2% te gratë dhe 19,4% te burrat) deklaron se ka vuajtur nga një patologji akute në katër javët para intervistës. Bëhet fjalë kryesisht për patologji që prekin aparatin e frymëmarrjes (11,9%), më pas vijnë ato të sistemit muskulor dhe të kockave (2,8%, 2,4% për burrat dhe 3,2% për gratë), ato të aparatit tretës dhe të dhëmbëve (2,7%), traumat (2,4%. Në krahasim me italianët, klasifikimi i patologjive është pak a shumë i njëjtë, ndonëse në total, numri i personave që kanë vuajtur të paktën nga një patologji në katër javët para intervistës, është më i madh te italianët (27,4% kundrejt 22,8%), si për burrat ashtu dhe për gratë.
Numri i të huajve jo të moshuar që vuajnë nga kufizimet në lëvizjet e tyre të përditshme është i pakët, qoftë edhe për ata me dëmtime të rënda (0,6% në krahasim me 2,3% të italianëve). Kjo dëshmon që në përgjithësi, të huajt rezidentë në Itali gëzojnë shëndet të mirë.

Sëmundjet profesionale, më të përhapura te emigrantët

“Sipas Sistemit te Sigurimeve Shoqërore të Greqisë ( IKA) aksidentet në punë për emigrantët është njëmbëdhjetë në një mijë emigrantë, kundrejt vendasve që e kanë shtatë në një mijë grekë”

Teoria dhe praktika për një barazi dhe integrim të emigrantëve në jetën e përditshme kanë mbetur vetëm një ide në letër. Përbuzja dhe veçimi i kësaj shtresë sa vjen dhe po bëhet më shqetësuese. Mospajisja me dokumente legalizimi, vonesa në ripërtëritjen e dokumenteve, ( deri në dy vjet) përbën një nga padrejtësitë e shumta, ku nga varen edhe zgjidhja e problemeve të tjera. Po më kryesorja e mbi të gjitha në jetën e përditshme të emigrantëve, një pengesë kryesore janë shërbimet mjekësore. Lidhur me shërbimet mjekësore, nga studimet dhe verifikimet e fundit ka rezultuar se janë rritur në kulm vështirësitë në trajtimin e sëmundjeve për emigrantët. Kjo ndodh në një kohë kur qeveria vendase po merr masa për një reformë në ruajtjen e shëndetit në kushtet e punës dhe jetesës, duke lënë zbuluar shtresën e emigrantëve. Në përgjithësi vitet e fundit është venë re se ka një ngritje të problemeve shëndetësore, duke filluar që nga çrregullime psikiatrike e deri në aksidentet në punë. Po përballë këtyre problemeve sociale emigrantët që jetojnë në këtë vend nuk i drejtohen shërbimeve shëndetësore për shkak të vështirësive qe hasin përball padrejtësive burokratike të shtetit. Në programin evropian “Mighealthnet” të paraqitur pak ditë kohë më parë në Athinë, me temë :“Informacion për shërbimet shëndetësore për emigrantët dhe pakicave në Evropë”, rezultoi se Greqia ka numrin më të madh të emigrantëve në Evropë të palegalizuar. Ky program i karakterit evropian, për sa i përket profilit të emigrantëve, në studimet e kryera tregon se ka një rritje të ndjeshëm në përqindjen e pacientëve me sëmundjen e tuberkulozit. Përveç sëmundjeve psikike dhe të turberkulozit emigrantët ndeshen edhe me sëmundjet profesionale të marra në frontet e punës. Kushtet e jetesës dhe ato në cilët punojnë emigrantët janë në rritje të vazhdueshme. Sipas Sistemit te Sigurimeve Shoqërore të Greqisë ( IKA) aksidentet në punë për emigrantët është njëmbëdhjetë në një mijë emigrantë, kundrejt vendasve që e kanë shtatë në një mijë grekë. Ky program i hartuar dhe financuar nga Evropa përbën një hap pozitiv në ruajtjen e shëndetit të emigrantëve si dhe ve në lëvizje burokracinë shtetërore të Greqisë, që për nga mënyra e trajtimit është kritikuar disa herë nga drejtësia ndërkombëtare e Strasburgut. Programi evropian “Mighealthn
Merkato
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›