Avokati i Delijorgjit: Shpërthimi në Gërdec i organizuar

Avokati mbrojtës, Gëzim Veleshnja, theksoi në seancë se ishte Patrick Henry, ai që kishte kërkuar në Ministrinë e Mbrojtjes, demontimin e municioneve.
“Referuar dokumenteve shtetasi amerikan Patrick Henry, ortaku i vetëm i kompanisë “SAC”, krijoi një shoqëri të së drejtës shqiptare me emrin “Albademil”, e cila do të administrohej nga dy administratorë me detyra dhe përgjegjësi të ndara”, tha avokati. Por edhe dokumentet e administruara, tregojnë se Henry, kishte mbajtur marrëdhënie zyrtare me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas të dhënave, shtetasi amerikan do të mbulonte çmilitarizimin deri tek transporti, ndërsa Delijorgji vetëm pjesën financiare. Për këtë arsye, avokati kërkoi nga gjykata që klienti i tij të shfajësohet nga akuzat, që sipas Veleshnjas, janë ngritur në mënyrë të pabaza nga ana e Prokurorisë.
Gjithashtu, avokati mbrojtës kërkoi nga Gjykata që të merrte për bazë një shkresë të zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj, sipas të cilit, 30 minuta para se të ndodhte shpërthimi, në dhomën ku flinte përfaqësues i shoqërisë “SAC”, Rod Taylor, ishte instaluar një kamera në drejtim të fabrikës dhe ku është filmuar shpërthimi. Çka sipas avokatit, shpërthimi nuk ka qenë aksidental, por i organizuar dhe me prapavijë politike kundër Shqipërisë. Gjithashtu, avokati pretendon se edhe ekspertiza amerikane për këtë çështje flet në mënyrë subjektive për rënien e zjarrit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Në seancën e ardhshme pritet që gjykata të japë verdiktin përfundimtar. /Start/
2012-02-20 17:08