E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kondi: Ligji "Antimafie"?

Ish-kryetari i Kolegjeve të Bashkuara, Thimjo Kondi, që ka votuar pro ndryshimit të ligjit "Antimafie", deklaron se vendimi në fjalë qëndron, ndërsa ai i bën thirrje drejtësisë dhe politikës që të zbatojë atë vendim unifikues. Në një prononcim për gazetën "Shqip" thotë se prokuroria duhet ta bënte mirë punën e saj dhe të evidentonte pronat e organizatave kriminale dhe jo të merrej me një vendim unifikues duke propozuar ndryshime. Ditët e fundit po bëhet një diskutim shumë i gjerë për ligjin e re "Antimafia". Një vendim i Kolegjeve të Bashkuara e ka ndryshuar. Thimjo Kondi, aktualisht avokat, ka qenë pjesë e atij kolegji dhe ka votuar pro ndryshimit të ligjit të mëparshëm. Në lidhje me draftin e ri, Kondi deklaron se nuk e ka parë. Ai shton se është një ligj i veçantë që duhet trajtuar me kujdes. "Nuk mund të flas më shumë, pasi nuk jam i informuar. Unë mendoj se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara për mua qëndron. Nuk mund të flitet pa parë vendimin unifikues dhe draftin e ri", thotë Kondi, ndërsa shton se prokuroria të bëjë punën. "Prokuroria, nëse duhet ta bëjë punën tamam, nuk mund të justifikohet", përfundon ish-kryetari i Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›