E Shtunë, 31 Tetor 2026

Postierët e arrestuar, zbulohen vjedhje të tjera pensionesh

Policia bëri me dije se procedimi ka nisur ndaj shtetases Yllka Gjondeda, 55-vjeçe, me arsim të mesëm, banues në Lagjen  “Uji i Ftohte”- Vlorë, ish-punonjëse e Postës Shqiptare, Dega –Vlorë, aktualisht e proceduar për të njëjtën akuzë.

Procedimi penal ndaj kësaj shtetase filloi pasi një banore (pensioniste) në qytetit e Vlorës,  pretendon se shtetësia e mësipërme, gjatë kohës kur ishte punonjëse e Postës i ka përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme pensionin që i takonte, për një periudhe kohore prej 8-muajsh (me një vlerë rreth 90.000 mijë lekësh të reja).

“Kjo shtetase më datë 01.12.2011 është arrestuar nga ana e Strukturave tona për të njëjtën vepër penale, ku  dyshohet se ka përfituar shumën prej 7 milionë lekë ( të reja) e për të cilën  Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kryen veprimet  hetimore ndaj saj, në masën e sigurisë ‘Detyrim për paraqitje’”, bëri me dije policia lokale.

Më 1 dhjetor, tre punonjës të postës u arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas një operacioni të koduar “Postieri”, i zhvilluar nga hetimi dymujor. Policia e Vlorës deklaron se, “Bazuar në provat e mbledhura është bërë i mundur fillimi i procedimit penal dhe ndalimi i shtetasve: Yllka Gjondeda 55-vjeç, punonjëse e zyrës postare, me funksion karteliste, Bernard Haxhiaj 24-vjec punonjës në zyrën postare të komunës Sevaster, Osman Sulaj 42-vjec, punonjës i zyrës postare në komunën Vllahinë”. /Start/

                                                                                             2011-12-15 14:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›