Çmimi i energjisë nuk rritet

Vendimi është marrë mesditën e sotme, pas shtyrjes që iu bë javën e shkuar.
Pas disa seancash konsultimesh dhe dëgjimesh nga palët e interesuara, ERE duket se nuk është bindur ndaj kërkesave të bëra nga Korporata Energjetike Shqiptare dhe CEZ Shpërndarje.
Bordi Drejtues pranë ERE-s me këtë vendim detyron kompanitë që të mos e rrisim çmimin deri në vitin 2014. Gjatë mbledhjes së sotme, ERE miratoi edhe një plan për investimet në hidrocentrale dhe për CEZ Shpërndarje, me një shumë prej 6.5 miliardë lekësh.
Seancën e javës së shkuar, KESH kërkoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Sipas përfaqësuesit të KESH-it në këtë seancë, rritja e çmimit argumentohet me përmbushjen e kërkesës për energji të konsumatorëve, ndërkohë që situata energjetike në vend është e vështirë. Ndryshe nga KESH, CEZ Shpërndarje është mjaftuar me një kompensim të borxheve nga ana e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të ketë rritje nëse falen borxhet.
Çmimi gjatë 2010
KESH i shiste CEZ-it 2.03 lekë/kwh
OST transmetonte për CEZ 0.6 lekë/kwh
Familjarët deri në 300 kwh 7.7 lekë
Familjarët mbi 300 kwh 13.5 lekë
Çmimi mesatar total 9.53 lekë
Çmimi gjatë 2011-ës
KESH i shet CEZ 1.48 lekë/kwh
OST transmeton për CEZ 0.6 lekë/kwh
Familjarët deri në 300 kwh 7.7 lekë
Familjarët mbi 300 kwh 13.5 lekë
Çmimi mesatar total 9.53 lekë
(Për bizneset u ul me 5 për qind
çmimi i energjisë në orët e pikut)
Kërkesat e operatorëve për 2012
KESH kërkon t’i shesë CEZ-it 5.05 lekë/kwh
OST kërkon të transmetojë
për CEZ 0.73 lekë/kwh
CEZ do shpërndajë tek
konsumatorët 4.6 % më shtrenjtë
Vendimet në diskutim për 2012
KESH do i shesë CEZ mbi 2.5 lekë/kwh
OST do transmetojë për CEZ 0.6 lekë/kwh
Familjarët deri në 300 kwh 7.7 lekë
Familjarët mbi 300 kwh 13.5 lekë
Çmimi mesatar total 9.53 lekë
/Start/
2011-12-15 13:58